Home / Lajme / Maqedoni / Mjegulla e dendur, shkak për shumë aksidente në komunikacion

Mjegulla e dendur, shkak për shumë aksidente në komunikacion

15dhjetor-Edhe në njërën nga pikat pagesore në magjistralen Kumanovë-Shkup gjithashtu ka ndodhur një aksident zinxhir, ku janë përplasur disa automjete. Edhe në këtë aksident përveç dëmit material, nuk ka viktima në njerëz.

Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vullkov të Shkupit ka ndodhur një aksident zinxhir ku janë përplasur dhjetëra automjete. Mësohet se nuk ka viktima në njerëz por vetëm të lënduar më lehtë, ndërkohë që është shkaktuar dëm i madh material. Shkak për aksidentin ka qenë mjegulla e dendur dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike.

Edhe në njërën nga pikat pagesore në magjistralen Kumanovë-Shkup gjithashtu ka ndodhur një aksident zinxhir, ku janë përplasur disa automjete. Edhe në këtë aksident përveç dëmit material, nuk ka viktima në njerëz.

Ndryshe nëpër rrugët në shtet komunikacioni po zhvillohet me dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra, sidomos në akset rrugore Veles-Shkup, Katllanovë-Veles, Tetovë, Makedonski Brod, Pavleshenci, Koçan, Dellçevë dhe Strumicë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *