Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja pranon 50 inspektor, prej tyre vetëm dy shqiptarë

MPB-ja pranon 50 inspektor, prej tyre vetëm dy shqiptarë

Shkup, 20 dhjetor – Ministria e Brendshme ka pranuar 50 inspektorë policie, prej të cilëve vetëm 2 janë shqiptarë.

Kjo përbërje nënkupton se shqiptarët nuk i kalojnë as 5 % e përfaqësimit në këtë konkurs të ri. Konkursi është realizuar brenda një muaji, ndërsa numri dy i këtij dikasteri Zemri Qamili i cili është njeriu më adekuat të ndjek përfaqësimin e drejtë të shqiptareve në të gjitha nivelet policore, nuk ka aspak dijeni mbi konkursin. Madje, ai mohon që konkursi në fjalë të ketë përfunduar. Ai tha se kandidatët e paraqitur do duhet t’i nënshtrohen edhe kontrollimit mjekësor dhe atij të brendshëm.

Në një bisedë telefonike, Qamili nuk dha shifra të sakta për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptareve në këtë pozicionim të ri policor. Ai tha se përfaqësimi është mjaftueshëm i mirë, por se, ka ende për t’u plotësuar. Qamili nuk është në dijeni edhe për numrin e të interesuarve për këtë konkurs të Ministrisë së Brendshme.

Në këtë konkurs janë pranuar kandidatë që kanë mbaruara arsimin e lartë të profileve të ndryshme si ekonomik, juridik dhe të tjerë, që MBP-ja e arsyeton me nevojat e saj

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *