Home / Lajme / Maqedoni / Naser Selmani edhe katër vjet në krye të SHGM

Naser Selmani edhe katër vjet në krye të SHGM

13 dhjetor-Për Kryetar të SHGM u kandiduan dy gazetarë, kryetari i deritanishëm i SHGM Naser Selmani nga gazeta Vest dhe Semi Mehmeti nga portali Almakos. Me 154 vota fitoi Naser Selmani, ndërsa kundërkandidati i ti mori 21

Naser Selmani edhe katër vjet do të jetë në krye të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë. Në kuvendin e rregullt zgjedhor të SHGM i cili i mbajt sot në lokalet e Hotelit Holidej In në Shkup, u zgjodhën edhe organet e reja të Shoqatës. Në Kuvend morën pjesë mbi 200 anëtarë dhe mysafirë.

Për Kryetar të SHGM u kandiduan dy gazetarë, kryetari i deritanishëm i SHGM Naser Selmani nga gazeta Vest dhe Semi Mehmeti nga portali Almakos. Me 154 vota fitoi Naser Selmani, ndërsa kundërkandidati i ti mori 21 votë.

Në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Drejtues të SHGM, vota më së shumti fitoi Tomisllav Kezharovski. Në mesin e 14 anëtarëve të Këshillit të tanishëm drejtues të SHGM janë edhe katër shqiptarë, në mesin e të cilëve është edhe Kryeredaktori i Gazetës KOHA, Besim Iljazi.

Gazetari i Televizionit Koha dhe korrespodenti i gazetës KOHA, Urim Hasipi gjatë katër viteve të ardhshme do të jetë anëtarë i Këshillit të nderit të SHGM, së bashku me gjashtë gazetarë të tjerë.

Në hapjen e Kuvendit njëzëri u miratua edhe Deklarata për mbështetje të gazetarit Kezharovski, me ç rast u dha një mbështetje e fuqishme për lirimin e tij, si dhe u prezantua raporti financiar i Shoqatës gjatë vitit të kaluar, dhe raporti për punën katërvjeçare të përbërjes së kaluar, të cilat raporte miratuan njëzëri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *