Home / Lajme / Maqedoni / Ndërprerje e komunikacionit rrugor në drejtime të caktuara

Ndërprerje e komunikacionit rrugor në drejtime të caktuara

30 dhjetor-Ndalesë për automjetet e rënda transportuese në të gjitha akset rrugore ka edhe në rajonin e Tetovës.
Të pakalueshme janë fshatrat German në Kriva Pallankë dhe fshati Drenak në Kumanovë, ndërsa të mbyllura për komunikacion janë rruga Koçan-Ponikva, Veles- f. Nezhilovë dhe Veles-Oreshe.

Të reshurat e borës dhe moti i ftohtë e vështirësuan zhvillimin e komunikacionit rrugor në disa drejtime rrugore, ndërsa në disa rrugë ka ndërprerje ose ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në mëngjes informoi se rruga Ohër-Kërçovë në vendkalimin malor Presekë është në ndërprerje për automjetet e rënda transportuese, ndërsa ndalesë për lëvizjen e këtyre automjeteve ka edhe në drejtimet rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Tetovë – Kodra e Diellit, Tetovë – vendkalimi kufitar Jazhincë, Dibër – Strugë, Bukovë, Gjavatë dhe Strugë – vendkalimi kufitar Qafa e Thanës.

Ndalesë për automjetet e rënda transportuese në të gjitha akset rrugore ka edhe në rajonin e Tetovës.
Të pakalueshme janë fshatrat German në Kriva Pallankë dhe fshati Drenak në Kumanovë, ndërsa të mbyllura për komunikacion janë rruga Koçan-Ponikva, Veles- f. Nezhilovë dhe Veles-Oreshe.

Në rrethinën e Makedonski Brodit të pakalueshme janë 47 fshatra, ndërsa në rrethinën e Shkupit, e pakalueshme është rruga deri në Tanushë, Malinë, Bllace e Poshtme dhe e Epërme, Luboten dhe Pobozhje. Gjithashtu, të pakalueshme janë rrugët drejt fshatit Mojancë.
Në rrugët tjera, komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, me mbetje të borës në rrugë.

Komunikacioni ajror tani për tani zhvillohet në kushte normale. Nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” informojnë se ndërmerren të gjitha masat që të realizohen fluturimet dhe aterimet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *