Home / Lajme / Rajon / Ndryshon agjenda e Edi Ramës. A planifikoi serbi sulm kundër tij?

Ndryshon agjenda e Edi Ramës. A planifikoi serbi sulm kundër tij?

27 Dhjetor – objektiv sulmi mund të ketë qenë hoteli ku pritej të qëndronte gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Një makinë e mbushur me eksploziv është ndaluar të enjten në mbrëmje nga Policia e Kosovës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ndodhen selitë e Ambasadës Amerikane dhe disa përfaqësi të huaja diplomatike. Edhe pse aksioni policor është zhvilluar në lagjen ku janë të vendosura disa ambasada të huaja, në Polici thonë se rasti nuk mund të ndërlidhet me ndonjë sulm terrorist ndaj ambasadave.

Por, siç raporton Top Channel, burime nga institucione të sigurisë po verifikojnë edhe informacione të bazuara që flasin se objektiv sulmi mund të ketë qenë hoteli ku pritej të qëndronte gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet nëse ndryshimi i agjendës se kryeministrit shqiptar, mos shkuarja mbrëmë në Prishtinë, por vetëm sot, ka lidhje me këtë rast. Zyrtarisht, Policia e Kosovës hedh poshtë çdo version, sepse hetimet përfundimtare do të tregojnë motivet e vërteta të sulmit.

Hetuesit policorë që po merren me këtë rast kanë treguar me kushte anonimiteti për Top Channel se materiali eksploziv brenda makinës ka qenë në transportim e sipër dhe i njëjti, pas përgatitjes, do të mund të hidhej në erë me telekomandë për ndonjë sulm terrorist, pasi materiali ka qenë i ndarë në 10 njësi të veçanta. Edhe pse zyrtarisht nuk behet i ditur se për çfarë lloj materiali eksploziv bëhet fjalë, sipas hetuesve të rastit, mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse do të përdorej në hapësira të mbyllura ku ka njerëz. /Top Channel/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *