Home / Lajme / Maqedoni / Në ndërprerje qarkullimi në aksin Kërçovë-Ohër, anulohen disa fluturime

Në ndërprerje qarkullimi në aksin Kërçovë-Ohër, anulohen disa fluturime

29 dhjetor-Ndalesë për automjete të rënda transportuese ka edhe në akset rajonale Tetovë-Bërvenicë-Çegran-Gostivar, Saraj-Tetovë, Tetovë-Pirrok-Gostivar, Tearcë-Jegunoc-Radushë dhe Zhelinë-Jegunoc. Në aksin rrugor Tetovë – Jazhincë është e obligueshme përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.

Komunikacioni në të gjitha rrugët tjera shtetërore në Maqedoni mbrëmë u zhvillua me vështirësi dhe në kushte dimri dhe me mbetje të mëdha të borës, njofton LAMM. Në ndërprerje për të gjitha automjetet është komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë-Ohër përmes kalimit malor Presekë, ndërsa akset rrugore Shkup-Veles dhe Veles-Katllanovë është i vështirësuar dhe i ngadalësuar në kolonë të gjatë.

Për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Mavrovë – Dibër – Strugë, Strugë – v.k.Qafëthanë, në kalimet malore Strazhë dhe në aksin rrugor Bukovë dhe Gjavatë.

Ndalesë për automjete të rënda transportuese ka edhe në akset rajonale Tetovë-Bërvenicë-Çegran-Gostivar, Saraj-Tetovë, Tetovë-Pirrok-Gostivar, Tearcë-Jegunoc-Radushë dhe Zhelinë-Jegunoc. Në aksin rrugor Tetovë – Jazhincë është e obligueshme përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve. Në aksin rrugor Vratnicë – Jazhincë, për shkak të erës së fuqishme dhe mbetjeve të borës në korsi, nuk rekomandohet lëvizje e automjeteve të rënda transportuese.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga aeroporti i Shkupit mëngjesin e sotëm janë realizuar fluturime drejt Romës dhe drejt Zagrebit. Janë anuluar fluturimet për në Paris, Bergamo, Stamboll, Bazel dhe Këln

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *