Home / Lajme / Maqedoni / „Во Тетово„ – Në Tetovë

„Во Тетово„ – Në Tetovë

07 dhjetor – “Braqa Miladinovci”, “Video Smilevski Bato”, “Ilinden”, “Bllagoja Toska”, “Kiro R. Driç”, “Shtipska”, “Predrag Jancheski”, “JNA”, “Lenin”, “Gjoce Stojcheski”, “Boro Vulin”, “Jane Sandanski”, “Gjorce Petrov”, Radovan Conikj”, Kusman Josifovski”, Strasho Pindjur”,

“Braqa Miladinovci”, “Video Smilevski Bato”, “Ilinden”, “Bllagoja Toska”, “Kiro R. Driç”, “Shtipska”, “Predrag Jancheski”, “JNA”, “Lenin”, “Gjoce Stojcheski”, “Boro Vulin”, “Jane Sandanski”, “Gjorce Petrov”, Radovan Conikj”, Kusman Josifovski”, Strasho Pindjur”, “Boris Kidriç” nuk janë vetëm emra të heronjve maqedonas, komunist por janë emra me të cilat emërohen rrugët e qytetit të Tetovës, qytet me shumicë absolute dhe udhëheqës shqiptar e që nuk bënë asgjë për të frymuar shqip ky qytet i cili vuan nga toponimet sllave.

Janë shumë të paktë emrimet shqip për rrugët, edhe ata që kanë emra shqip janë rrugë shumë pak të rëndësishme si përshembull rruga Murat Baftjari.

Përpos emrit të rrugëve, qyteti i Tetovës vuan edhe nga emërimet sllave të shkollave dhe insitucioneve tjera publike sa që kemi fat që edhe të parin e komunës nuk e kemi me një emër sllav.

Përkundër pakënaqësive të mëdha që mbizotërojnë te qytetarët, institucionet asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë hap konkret për shqitaprizimin e toponimeve të qytetit më të madh shqiptar në Maqedoni.

Pyesim publikisht autoritetet komunale se kur do të jetë “momenti i përshtatshëm” që ata të merren me kërkesat e qytetarëve ./tetova 1

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *