Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u promovua revista “Filologjia”, kushtuar Pof.dr. Fadil Sulejmani

Në USHT u promovua revista “Filologjia”, kushtuar Pof.dr. Fadil Sulejmani

16 dhjetor-Dekani i Fakultetit Filologjik Doc.dr. Fatmir Sulejmani theksoi se akti i përurimit të numrit tematik të revistës filologjia ka përmbledhur punimet e konferencës kushtuar veprimtarisë shkencore dhe arsimore të Prof.dr. Fadil Sulejmanit, personalitetit që me themelimin e këtij tempulli kurorzoi idealet shekullore të shumë brezave.

Fakulteti Filologjik i Universitetit Shtetëror të Tetovës sot promovoi Revistën Shkencore Ndërkombëtare Filologjia. Kjo revistë u promovua në vigjilie të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe i kushtohet jetës dhe veprimtarisë shkencore të Prof.Dr.Fadil Sulejmanit, Rektori i parë historik i Universitetit të Tetovës. Në këtë përurim të pranishëm ishin , Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Prof.Dr.Vullnet Ameti, familja e Prof.Dr.Fadil Sulejman, Presidenti i kompanisë Ecolog International Lazim Destani, profesor dhe student.

Dekani i Fakultetit Filologjik Doc.dr. Fatmir Sulejmani theksoi se akti i përurimit të numrit tematik të revistës filologjia ka përmbledhur punimet e konferencës kushtuar veprimtarisë shkencore dhe arsimore të Prof.dr. Fadil Sulejmanit, personalitetit që me themelimin e këtij tempulli kurorzoi idealet shekullore të shumë brezave.

“Kthimi i Fadil Sulejmanit në Tetovë, pas pezullimit të shkollave dhe institucioneve kulturore e shkencore të Kosovës nga shputat shtazarake e regjimit serb, u ndie siç ndihet erupcioni i një vullkani. Populli i frikësuar gjatë gjithë dekadës paraprake, u ngjall dhe u trimërua, sepse Ai nuk erdhi të vajtojë me qemane, por për të vënë në lëvizje dhe për të kanalizuar energjitë kreative të bashkëvendasve”, tha Doc.dr. Fatmir Sulejmani.

Ndërsa shefi i katedrës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe , njëherit edhe kordinator i revistës Doc.dr. Salajdin Salihu shprehu falenderimet e tij për të gjithë ata që ndihmuan në formësimi ne kësaj reviste.

“ Me botimin e kësaj reviste dhe botimeve të tjera që na presin, ne e sfidojmë kohën depresive, e cila është pengesë zhvillimi. Se në kohë të këtillë njerëzit e dijes e të krijimit e ndjejnë pamundësinë e shpalosjes së dijes dhe përvojës së tyre dhe harxhojnë energjitë krijuese në tentim për të mbijetuar… Ata që nderojnë dijen i kanë të gjitha udhët e hapura. E ardhmja u fal lulet e dashurisë, të mirës dhe të vërtetës.

Kjo revistë, që promovojmë sot, është nisma për të nderuar të përkushtuarit. Për të nderuar ata që u shkon thënia e monumentale e Ismet Totos: “Bota nuk u përket atyre që ngrohen, bota u takon atyre që digjen”.

Ne të gjithë vijmë në këtë botë për të vdekur, të paktë janë ata që sigurojnë formë tjetër ekzistenciale. Janë ata që lënë shenja orientuese. Janë ata që lënë idetë madhështore që ndihmojnë në fisnikërimin e njeriut.

Të gjithë ata që bëjnë vepra të mira edhe Zoti i pret me buzëqeshje”, tha Doc.dr. Salajdin Salihu.

Studiues të njohur në këtë revistë nuk od të rrëfejnë thjeshtë për veprimtarinë shkencore të Rektorit historik të UT-së, por në punimet e tyre do të ndricohet personaliteti i tërësishëm i Prof.dr. Fadil Sulejmanit, vepra e të cilit për mbarë shqiptarinë u shëndërrua në institucion të pathyeshëm arsimor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *