Home / Lajme / Rajon / Nënshkruhet marrëveshja: Mustafa kryeministër, Thaçi ministër i Jashtëm

Nënshkruhet marrëveshja: Mustafa kryeministër, Thaçi ministër i Jashtëm

8 dhjetor-
Ndërkaq, Mustafa shprehu zotimin se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK është në interes të Republikës së Kosovës, të zhvillimit ekonomik dhe të zgjidhjes së problemeve aktuale të vendit.

U nënshkrua marrëveshja ndërmjet kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për koalicionin qeverisës.

Thaçi me këtë rast tha se duke marrë parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës, janë të përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes LDK-PDK, për koalicion qeverisës 2014-2018.

Ai tha se marrëveshja është racionale për të ardhmen evropiane të Kosovës. Ata nuk i konfirmuan postet, por mësohet se në bazë të Marrëveshjes, Mustafa do të jetë kryeministër, ndërsa Thaçi ministër i Jashtëm.

Thaçi tha se kjo është marrëveshje institucionale e shtetërore, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, Mustafa shprehu zotimin se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK është në interes të Republikës së Kosovës, të zhvillimit ekonomik dhe të zgjidhjes së problemeve aktuale të vendit.

Ai falënderoi Thaçin dhe të tjerët me të cilët kanë bashkëpunuar, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë deputetët, shoqërinë civile, institucionet e pavarura që – siç tha ai – qeverisja të jetë e suksesshme.

Menjëherë në rrjetin Twitter një postim e ka bërë edhe Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm në largim.

“Kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Isa Mustafa. Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i ri i Jashtëm”, ka shkruar Selimi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *