Home / Lajme / Maqedoni / Nesër skadon afati për parashtrimin e kërkesave për blerjen e oborreve

Nesër skadon afati për parashtrimin e kërkesave për blerjen e oborreve

14 dhjetor-Sportelet në të gjitha njësitë e kadastrës të patundshmërive në vend, si dhe në Qendrën për kadastër dhe patundshmëri – Shkup sot do të punojnë prej orës 8:30 deri në orën 19:00.

Nesër skadon afati për parashtrimin e kërkesave për privatizimin e oborreve me çmim prej një euro për metër katror.
Sportelet në të gjitha njësitë e kadastrës të patundshmërive në vend, si dhe në Qendrën për kadastër dhe patundshmëri – Shkup sot do të punojnë prej orës 8:30 deri në orën 19:00.
Siç theksohet nga Kadastra do të punojë gjatë fundjavës që t’u mundësojë qytetarëve të sigurojnë fletëpronësi e cila u nevojitet gjatë parashtrimit të kërkesës për privatizim të oborreve.
Interesi për parashtrimin e kërkesave është rritur në ditët e fundit. Brenda një dite parashtrohen edhe mbi 1000 kërkesa.
Të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët nuk kanë parashtruar kërkesë dhe nuk do ta blejnë tokën do të obligohen të paguajnë qira për tokën në të cilën deri në afatin e theksuar janë evidentuar si shfrytëzues, gjegjësisht e kanë shfrytëzuar tokën në bazë të objektit të ndërtuar mbi të.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *