Home / Lajme / Maqedoni / Nevzat Bejta rizgjidhet kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar

Nevzat Bejta rizgjidhet kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar

Gostivar, 18 dhjetor – Nevzat Bejta nuk pati asnjë kundërkandidat për kryetar dege. Nga gjithsejt 120 delegatëve të pranishëm, 112 delegatë votuan për Bejtën dhe 5 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Në kuvendin e 5-të zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar, me votim të fshehtë Nevzat Bejta u rizgjodh për kryetar të Degës së BDI-së në Gostivar, njofton portali RadioVala. Bejta nuk pati asnjë kundërkandidat për kryetar dege. Nga gjithsejt 120 delegatëve të pranishëm, 112 delegatë votuan për Bejtën dhe 5 fletë votimi ishin të pavlefshme.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, por edhe ata që nuk kanë votuar sepse kjo është pjesë e demokracisë. Ne do vazhdojmë të punojmë ashtu siç kemi punuar. Ishallah në zgjedhjet e reja të tregojmë rezultate edhe më të mëdha që i kemi pasur deri në vitin 2014. Ju faleminderit”, tha pas rizgjedhjes, Nevzat Bejta kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Procesin zgjedhor nga afër e ndoqën nga afër edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kordinatori i Zonës së 6-të zgjedhore, Izet Mexhiti, funksionar lokal dhe qendoror nga radhët e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *