Home / Lajme / Maqedoni / Nga data 15 dhjetor do të bëhet zbatimi i fazës së testimit për parkimin zonal në Gostivar

Nga data 15 dhjetor do të bëhet zbatimi i fazës së testimit për parkimin zonal në Gostivar

9 dhjetor-Lehtësime do të ketë edhe për banorët dhe punonjësit e lokaleve në zonat e parapara për parkim zonal me pagesë. Regjimi i parkimit me pagesë do të vlen vetëm për një periudhë të caktuar të ditës. Në pjesën qendrore të qytetit, pagesa do të vlen nga ora 7 e mëngjesit deri ora 21, kurse të shtunave deri ora 14. Të dielave dhe gjatë fesave zyrtare, nuk do të kryhet pagesa

Aktualisht janë duke u vendosur shenjëzimet në zonat e përfshira në planin për parkim zonal. Nga 15 dhjetori do të fillon zbatimi i fazës së testimit, për të vijuar më pas me zbatimin e regjimit të pagesës. Informata u bë e ditur nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani. “Jemi në fazë përfundimtare për vendosjen e tabelave informuese me të dhëna për formën pagesës dhe kohën e parkimit zonal. Planifikojmë që pas datës 15 dhjetor të fillojmë me aplikimin e parkimit zonal dhe pas asaj date fillimisht të kemi edhe një periudhë testi edhe pse do filloje aplikimi i parkimit zonal, megjithatë qytetarët nuk do jenë të obliguar të bëjnë pagesë dhe nuk do ketë dënime për mosrespektimin e rregullave për parkim. Përfundimisht mendojmë nga fundi i këtij muaji do të filloje aplikimi komplet i parkimit zonal”, tha Hasani.
Ai bëri me dije se taksistët nuk do përfshihen në parkimin zonal, sepse ato me marrjen e licencës bëjnë pagesë dhe ne si komunë jemi të obliguar që tu sigurojmë hapësirë për parkim. Lehtësime do të ketë edhe për banorët dhe punonjësit e lokaleve në zonat e parapara për parkim zonal me pagesë. Regjimi i parkimit me pagesë do të vlen vetëm për një periudhë të caktuar të ditës. Në pjesën qendrore të qytetit, pagesa do të vlen nga ora 7 e mëngjesit deri ora 21, kurse të shtunave deri ora 14. Të dielave dhe gjatë fesave zyrtare, nuk do të kryhet pagesa

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *