Home / Lajme / Rajon / “Norman Atlantic”, humbin jetën dy marinarë shqiptarë

“Norman Atlantic”, humbin jetën dy marinarë shqiptarë

30 dhjetor-Ndërkohë bëhet e ditur se në det, 16 mije larg vendit ku ndodhet trageti është gjetur një trup pa jetë mbi ujë. Trupi që mendohet se është nga pasagjerët e tragetit u gjet nga një anije tregtare e cila njoftoi menjëherë autoritete shqiptare.

Dy marinarë shqiptarë humben jetën të martën, ndërsa po luftonin për të mbajtur të palëvizur tragetin “Norman Atlantic”.

Petrit Jahaj 57 vjeç dhe Edmond Hilaj 59 vjeç, nga Vlora ishin në bordin e rimorkiatorit “Iliria” që së bashku me rimorkiatorin “Adriatik” po tërhiqnin tragetin.

Anija gjigante rrezikon të dalë në bregun e plazhit të Semanit dhe për të shmangur atë që mund të ishte një tragjedi mjedisore për Shqipërinë, dy rimorkiatorët po e tërhiqnin tragetin.

Për shkak të dallgëve dhe erës së fortë një kavo e rimorkiatorit “Iliria” është këputur duke goditur dy marinarët shqiptarë.

Incidenti ka krijuar një defekt të rëndë në rimorkiator ku ndodhen edhe 6 persona të tjerë si pjesë e ekuipazhit. Kavo e këputur ka bllokuar edhe helikat dhe për të shpëtuar anijen dhe kolegët e tyre nga Vlora është nisur rimorkiatori “Aulona” që pritet të mbërrijë në Portin e Vlorës pas disa orësh udhëtim në detin me dallgë.

Ndërkohë bëhet e ditur se në det, 16 mije larg vendit ku ndodhet trageti është gjetur një trup pa jetë mbi ujë. Trupi që mendohet se është nga pasagjerët e tragetit u gjet nga një anije tregtare e cila njoftoi menjëherë autoritete shqiptare.

Drejt saj po shkon anija luftarake “Iliria” për të marrë viktimën.

Frika për përkeqësimin e bilancit të tragjedisë është ende e madhe. Mediat greke dhe ato italiane flasin për dhjetra persona që mungojnë. Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, përflitet se numri i tyre shkon nga 37 deri në 40 persona.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *