Home / Lajme / Maqedoni / Nuk gjenden 82 vota për t’ua marrë mandatet opozitës

Nuk gjenden 82 vota për t’ua marrë mandatet opozitës

26 dhjetor-Pas disa thirrjeve drejtuar deputetëve për të hyrë në sallë, kryeparlamentari Trajko Veljanovski njoftoi se në sallë nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për të miratuar vendimin për marrjen e mandatit.

Filloi por nuk arriti të përfundojë seanca parlamentare me të vetmen pikë të rendit të ditës, marrja e mandateve të 31 deputetëve të opozitës maqedonase. Në sallë kishte numër të mjaftueshëm për të filluar debatin rreth kësaj pike, por jo edhe për të votuar. Pas disa thirrjeve drejtuar deputetëve për të hyrë në sallë, kryeparlamentari Trajko Veljanovski njoftoi se në sallë nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për të miratuar vendimin për marrjen e mandatit. Për këtë vendim nevojiten 82 vota nga gjithsej 123 deputetë sa ka Parlamenti i Maqedonisë, ndërsa në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë. Konstatimin e njëjtë Veljanovski, në këto çaste është duke e përsëritur për secilin deputet veçmas. Për vazhdimin e seancës për votim të vendimit për marrjen e mandateve Veljanovski tha se do ti njoftojë deputetët./koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *