Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit maqedonas të enjten kthehen në mësim

Nxënësit maqedonas të enjten kthehen në mësim

2 dhjetor-Edhe pse palët nuk precizuan se ku do të mësojnë tash nxënësit maqedonas të cilët janë duke e bojkotuarë mësimin, por një zgjidhe e cilë pritet etë të jetë është ajo që gjysma e nxënësve të mësojnë në shkollën fillore Goce Dellçev kurse gjysma në universitetin e punëtorëve.

Këshilli i prindërve të nxënësve të gjimnazit të Tetovës për paralelet me mësim në gjuhën maqedonase ka realizuar të martën vonë pasdite një takim me kryetaren e komunës për të gjetur zgjidhje rreth problemeve me të cilët ata përballen dhe bojkotit të mësimit.Sipas këshillit të prindërve nxënësit nuk kanë siguri kur mësojnë në barakat në Gjimnaz apo gjegjësisht në ish objektin e shkollës së mesme medicinale, njofton Tv Koha.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se kanë gjetur zgjidhje afatshkurte por pa saktësuar se çfarë zgjidhje.

“Ne kemi gjetur një zgjidhje të situatës së krijuar edhe ajo është afatshkurte dhe të enjten nxënësit do të kthehen në mësim”, tha Teuta Arifi. Ndërsa përfaqësuesja e këshillit të prindërve Sonja Bliznjakovska tha se “ne jemi të kënaqurë që kemi gjeturë një zgjidhje të përkohëshme me kryetarn e komunës së Tetovës, edhe pse është e përkohëshme por kjo zgjidhje do të bëjë që nxënësit të jenë në mësim gjatë ditës së enjte “, thotë Bliznjakovska, tv Koha.

Edhe pse palët nuk precizuan se ku do të mësojnë tash nxënësit maqedonas të cilët janë duke e bojkotuarë mësimin, por një zgjidhe e cilë pritet etë të jetë është ajo që gjysma e nxënësve të mësojnë në shkollën fillore Goce Dellçev kurse gjysma në universitetin e punëtorëve, Tv Koha.

Ndryshe, nga dita e hënë nxënësit maqedonas që ndjekin mësimin në gjimnazin e Tetovës, bojkotojnë mësimin për shkak që sipas tyre nuk kanë siguri, duke aluduar në incidentin e fundit që ndodhi më 28 nëntor kur një nxënës i kësaj shkolle ishte sulmuar me thikë.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *