Home / Lajme / Maqedoni / Operacion i madh në Gostivar dhe përreth

Operacion i madh në Gostivar dhe përreth

10 dhjetor-Midis të arrestuarve me operacionin e fundit janë gjetur avokatë dhe përmbarues, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së një të dyshuari, siç ka njoftuar Kotevski, vetë i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave policore, por pa lënë viktima.

Mbi dhjetë të arrestuar dhe rreth njëzetë automjete luksoze të bllokuara është epilogu i operacionit policor që është zhvilluar mëngjesin e të mërkurës në Maqedoninë Perëndimore, ku forcat policore kanë goditur një grup më të madh kriminal që është marrë me fajde, kërcënime, pastrim parash dhe vepra të tjera të rënda. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, theksi i aksionit është vënë në rajonin e Gostivarit, ku besohet se ka përqendruar aktivitetet grupi kriminal. Siç ka njoftuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, grupi në fjalë një periudhë më të gjatë ka ushtruar aktivitetin kundërligjor në rajonin e Maqedonisë Perëndimore. Midis të arrestuarve me operacionin e fundit janë gjetur avokatë dhe përmbarues, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së një të dyshuari, siç ka njoftuar Kotevski, vetë i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave policore, por pa lënë viktima. koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *