Home / Lajme / Maqedoni / Pajtohen Qima dhe Lika

Pajtohen Qima dhe Lika

Tetovë, 01 dhjetor – Në një brifing për Televizionin Koha Abdilaqim Ademi ka mohuar kategorish se ka pasur ndonjëherë përplasje mes tij dhe Likës duke theksuar se kanë qenë vetëm trillime të gazetarëve, kurse Lika deri më tash për këto shkrime asnjëherë nuk është prononcuar publikisht.

Pas zgjedhjeve në degën e Tetovës të BDI-së ku për kryetar dege u zgjodh Resi Abdurahmani duke se janë ulur tensionet mes dy rivalëve kryesor të BDI-së Abdilaqim Ademi dhe Hazbi Likës, raporton Televizioni Koha.

Në një fotografi të postuar në FB në një tavolinë ulur shihen Hazbi Lika sekretar organizativ i BDI-së, Fatmir Dehari kryetar i komunës së Kërçovës, Lulzim Ismaili njeri i afërt i Likës, Ejup Rustemi deputet i BDI-së dhe Abdilaqim Ademi, sekretar gjeneral i BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Lika dhe Qima një kohë të gjatë kanë pasur mosmarrëveshje se kush do të jetë i forti në BDI por asnjëherë publikisht nuk e kanë pranuar këtë por gjithnjë portalet dhe mediat kanë raportuar për mosmarrëveshje.

Fotografia e fundit e publikuar nga drejtori i Teatrit të Tetovës Valmir Aziri, i cili vetë është në fotografi, është bërë në restorant Arra në Tetovë mënjëherë pasi që Resi Abdurahmani ishte zgjedhur kryetarë dege i BDI-së në Tetovë që njëherit është krahu i Hazbi Likës, njofton Televizioni Koha.

Raportet e ftohura mes këtyre dy funskionarëve jo gjithëherë kanë qenë në nivel por sipas burimeve jozyrtare ka intervenuar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti që të ulen tensionet mes dy funksionarëve të rebeluar bën të ditur Televizioni Koha.

Pritet që në të ardhmen të shihet se pse Qima është pajtuar që degën e Tetovës ta udhëheq krahu i Hazbi Likës kjo që me siguri se do të përfitojë poste të tjera për njerëzit e tij.

Në foto të dy funksionarët e rebeluar shihen të relaksuar kurse më herët të dy kanë pasur raporte të ftohta sidomos pas formimit të qeverisë në këtë vit kur Lika nuk u bë Ministër dhe njëkohësisht në zgjedhjet lokale edhe pse kishte më shumë vota prej të gjithë nëndegëve në Tetovë që ai të jetë kandidat për kryetarë komune megjithatë “lëshoi pe” që në garrë të jetë Teuta Arifi dhe ndihmoi atë me të gjithë ndikimin që të bëhet kryetare e komunës, njofton Televizioni Koha.

Lika shpesh herë apo pothuajse në të gjitha paraqitjet e tija nuk ka kursyer akuza për funsionarët e BDI-së që të punojnë për mirën e qytetarët, por deri më tash ato akuza dhe ato fjalime sidomos në përvjetoret e dëshmorëve kanë hasur në vesh të shurdhër.

Në një brifing për Televizioni Koha Abdilaqim Ademi ka mohuar kategorish se ka pasur ndonjëherë përplasje mes tij dhe Likës duke theksuar se kanë qenë vetëm trillime të gazetarëve, kurse Lika deri më tash për këto shkrime asnjëherë nuk është prononcuar publikisht. /Urim Hasipi Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *