Home / Lajme / Maqedoni / Pakoja e ligjeve për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë para deputetëve

Pakoja e ligjeve për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë para deputetëve

29 dhjetor-
Deputetët duhet t’i shqyrtojnë me procedurë të shkurtuar, propozimet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për detyrimet dhe të Ligjit për disiplinë financiare, si dhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mbrojtje të fëmijëve dhe të Ligjit për prodhime dhe për mbrojtje të bimëve, në lexim të parë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 29-të do të diskutojë për Propozim-ligjin për emërime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e lartë, në lexim të parë.

Në rendin e ditës janë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe propozim-ligjet për akademinë e mësimdhënësve, për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme, për trajnim dhe provim të drejtorit në shkollë fillore, shkollë të mesme, shtëpinë e nxënësve dhe universitetin e hapur të qytetarëve për mësim të përjetshëm dhe për institucionet e arsimit të lartë për arsimin e kuadros mësimore në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm të gjitha në lexim të parë.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë me procedurë të shkurtuar, propozimet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për detyrimet dhe të Ligjit për disiplinë financiare, si dhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mbrojtje të fëmijëve dhe të Ligjit për prodhime dhe për mbrojtje të bimëve, në lexim të parë.

Mes 30-të pikave të propozuara janë edhe propozim ligjet për tokat ndërtimore dhe për ndalesë dhe pengim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar, propozimet për plotësim të ligjit për veprimtarinë hotelierike dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, propozim-ligjet e plotësuara për veprimtarinë botuese dhe për caktim të llojit dhe matjes të lartësisë së dënimit, për planifikim urbanistik dhe hapësinor dhe për banim.

Në seancën e sotme të fundit plenare për këtë vit, do të diskutohet edhe për propozimet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për nëpunës administrativ dhe për të punësuarit në sektorin publik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *