Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja pyet Gruevskin për funksionarët e BDI-së

PDSH-ja pyet Gruevskin për funksionarët e BDI-së

25 dhjetor-“A mundet ky zv/drejtor i cili vetë akuzohet për krim, për fshehjen e tatimit, t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve. Sigurisht se nuk mundet, neve disa herë kemi ngritur procedurë që për këtë person të bëhen hetime por deri tani nuk kemi arritur deri aty”, pyeti Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së.

PDSH-ja pyet kryeministrin Gruevski se përse nuk është shkarkuar nga posti Argëtim Asani, zv/drejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike, edhe pas ngritjes së procedurës në Komisionin Anti-Korrupsion për fshehje tatimi. Deputeti i kësaj partie, Gazmend Aliu ironizoi me këtë rast edhe aksionet e Drejtorisë për të Ardhura Publike me forca speciale në vendbanimet shqiptare, të cilat sipas tij, BDI-ja nuk arriti t’i ndalte pavarësisht mburrjes së saj.

“A mundet ky zv/drejtor i cili vetë akuzohet për krim, për fshehjen e tatimit, t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve. Sigurisht se nuk mundet, neve disa herë kemi ngritur procedurë që për këtë person të bëhen hetime por deri tani nuk kemi arritur deri aty”, pyeti Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së.

Kryeministri Gruevski ishte fjalëpakë gjatë përgjigjes duke thënë se ky rast është individual dhe duhet të kontrollohet.

“Kishte disa të dhëna që duhet të kontrollohen, prandaj do t’ju përgjigjemi me shkrim”, u përgjigj Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kritika nga PDSH-ja u drejtuan edhe për çështjen e stemës por edhe për problemin në Shkollën e Mesme “Arseni Jovkov” me shumicë nxënës shqiptarë por me drejtoreshë maqedonase dhe me mbingarkim të paraleleve. Pyetja tjetër nga deputetja e pavarur Lubica Buralieva shfaqi shqetësimin për dështimin e regjistrimit të popullsisë.

“A është regjistrimi në agjendën tuaj politike të vitit 2015, viti që të gjithë presim të jetë me një ardhmëri të mirë dhe drejt Evropës. Duam të jemi anëtarë të BE-së por atje, pa regjistrim normal, bazuar në të gjitha standardet ndërkombëtare nuk mundemi. Me të dhëna të vjetra do të mundemi të hyjmë në BE?”, pyeti Lubica Buralieva, deputete e pavarur.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *