Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Nënshtrim i tërësishëm i BDI-së kundrejt VMRO-së

PDSH: Nënshtrim i tërësishëm i BDI-së kundrejt VMRO-së

9 dhjetor-Imponimi i një simboli të tillë sigurisht që nuk kontribuon pozitivisht në një shtet ku përbërja etnike dhe realiteti janë ndryshe nga ajo që paraqet Stema e propozuar nga ana e koalicionit VMRO-BDI.

Nënshtrimi i tërësishëm i BDI-së kundrejt VMRO-së këto ditë kulmoi me propozimin për Stemë të re shtetërore nga ana e Ministrisë së drejtësisë, që udhëhiqet nga kuadri i BDI-së, Adnan Jashari.

Me këtë stemë Jo që nuk bëhet de-etnizimi i simboleve shtetërore por ndodh e kundërta, propozohet një simbol partiak dhe tërësisht një etnik për simbol shtetërorë, siç është Stema.

Imponimi i një simboli të tillë sigurisht që nuk kontribuon pozitivisht në një shtet ku përbërja etnike dhe realiteti janë ndryshe nga ajo që paraqet Stema e propozuar nga ana e koalicionit VMRO-BDI.

Duke pasur parasysh rëndësinë e simboleve shtetërore, Partia Demokratike Shqiptare e ka si përcaktim programorë de-etnizimin e simboleve shtetërore siç janë Stema, Himni dhe Flamuri.(Pika 11. e Marrëveshjes së Re)

Me keqardhje konstatojmë se BDI, si pasojë e 153.000 votave, e ka edhe shumicën e Badenterit e cila gjithashtu nevojitet për miratimin e Stemës së re, dhe ne si PDSH jemi të pafuqishëm që ta pengojmë miratimin e kësaj steme. Zgjedhjet e manipuluara në vazhdimësi nga BDI, me ndihmën e maqedonasve dhe amin e ndërkombëtarëve, solli situatën që të gjitha mekanizmat e vendimmarrjes të jenë në duar të BDI-së dhe nëpërmjet saj, për fat të keq, në duart e maqedonasve, dhe si pasojë e krejt këtij nënshtrimi të BDI-së po finalizohet edhe ky projekt antishqiptarë, i cili do të mbaj vulën e turpit të një strukture të kriminalizuar dhe të korruptuar që e ka emrin BDI.

Kërkojmë që qeveria VMRO-BDI urgjentisht ta tërheqë nga procedura këtë propozim dhe të hapet dialog të mirëfilltë, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për stemën e cila do të përfshi specifikat e kërkesat e dy popujve me të mëdhenj në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *