Home / Lajme / Rajon / Përfshihet nga flakët në afërsi të Korfuzit, një anije me 466 persona në bord

Përfshihet nga flakët në afërsi të Korfuzit, një anije me 466 persona në bord

28 dhjetor-Ende është e paqartë nëse ka pasur ndonjë viktimë nga ky incident, apo nëse ndonjë prej pasagjerëve është hedhur në ujë, aty ku temperaturat e ftohta të dimrit do ta bënin thuajse të pamundur mbijetesën, nëse ndihma nuk do të vinte me shpejtësi.

Një përpjekje forcash ndërkombëtare nisi mes erërave të forta, pasi një traget makinash me 466 pasagjerë dhe ekuipazh u përfshi nga flakët, sapo ishte nisur prej Greqisë me destinacion Italinë. Lajmi njoftohet nga zyrtarë grekë këtë të diel, ndërsa thonë se ishte kapiteni ai që urdhëroi evakuimin e tragetit.

Pasagjerët, të cilët telefonuan stacionet televizive greke, dhanë dëshmi dramatike të kushteve në të cilat ndodhej trageti, i cili mori flakë rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale, pasi ishte nisur nga Patra, në perëndim të Greqisë, drejt qytetit italian të Ankonës.

“Ata po përpiqen të ulin disa varka shpëtimi, por jo të gjithë pasagjerët mund të hipin mbi to. Nuk ka aspak koordinim”, tha një prej të rrezikuarve. “Është errësirë, ndërsa fundi i tragetit është përfshirë nga flakët. Ne jemi në pjesën e përparme, pamë një varkë që po afrohet… hapëm disa kuti të ndihmës së shpejtë dhe morëm disa jelekë shpëtimi, po përpiqemi të shpëtojmë veten”, janë disa nga komentet e raportuara në lidhje të drejtpërdrejtë me televizionet greke.

Ende është e paqartë nëse ka pasur ndonjë viktimë nga ky incident, apo nëse ndonjë prej pasagjerëve është hedhur në ujë, aty ku temperaturat e ftohta të dimrit do ta bënin thuajse të pamundur mbijetesën, nëse ndihma nuk do të vinte me shpejtësi.

“Norman Atlantic”, trageti që mbante 222 mjete, 411 pasagjerë dhe 55 persona ekuipazhi, ishte rreth 44 nyje detare në veriperëndim të ishullit të Korfuzit, kur dërgoi sinjalin e shqetësimit me nisjen e zjarrit në pjesën e fundme të tij, njoftojnë Rojet bregdetare greke.

“Trageti është ende duke u evakuuar”, thotë një zyrtar për “Reuters”, duke shtuar se 130 persona janë transferuar nga një varkë shpëtimi drejt një anije konteinerësh, e cila ndodhej aty pranë kur ra zjarri, ndërsa të tjerë janë ende në pjesët më të larta të tragetit.

Zyrtarët thonë se autoritetet italiane dhe ato shqiptare po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit, që po zhvillohet në kushte tepër të vështira për shkak të erërave të forta. 7 anije të tjera u gjendën në zonën në fjalë dhe helikopterë shpëtimi të ushtrisë greke u ngritën në fluturim, por edhe një avion “C-130” për mbështetje kërkim-shpëtimi u dërgua në vendngjarje. / Top Channel

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *