Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet Rahim Imeri

Përkujtohet Rahim Imeri

2 dhjetor-Për jetën dhe veprimtarinë e prefesorit të ndjerë foli dekani i Fakultetit të Shkencave Matematikore Fauzi Skenderi I cili tha se profesori Rahim Imeri ka lindur në vitin 1945 në Rakovec të Tetovës, ndërsa nga viti 2004 e deri në pensionim ka qenë pjesë e Universitetit Shtetëror të Tetovës si profesor i rregullt.Ndryshe, profesori Imeri ka kryer shkollën Normale “Zef Lush Marku” dhe akademinë Pedagogjike – Dega e Artit Figurativ në Shkup

Në Universisitetin Shtetërorë të Tetovës është mbajtur akademia përkujtiomore për profesorin Rahim Imeri i cili ndërroij jetë para disa ditësh.Në këtë akademi rëkujtimore ishi të pranishëm miq kolegë profesorë , student, familjarët dhe rektori I USHT-së Vullnet Ameti .Për jetën dhe veprimtarinë e prefesorit të ndjerë foli dekani i Fakultetit të Shkencave Matematikore Fauzi Skenderi I cili tha se profesori Rahim Imeri ka lindur në vitin 1945 në Rakovec të Tetovës, ndërsa nga viti 2004 e deri në pensionim ka qenë pjesë e Universitetit Shtetëror të Tetovës si profesor i rregullt.Ndryshe, profesori Imeri ka kryer shkollën Normale “Zef Lush Marku” dhe akademinë Pedagogjike – Dega e Artit Figurativ në Shkup. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Gjeografisë e kreu në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1973. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku mori gradën shkencore magjistër i shkencave të gjeografisë, në vitin 1981, ndërsa gradën shkencore doktor i shkencave të gjeografisë e mori në vitin 2004, në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1973-2004 ka qenë profesor i gjeografisë në Gjimnazin e Tetovës, ku në vitin 1994 nga Këshilli Pedagogjik i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Maqedonisë u nderua me titullin “Pedagog i dalluar”. Prej vitit akademik 1995/96, ka ligjëruar në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tetovës. Në vitin 2004 u zgjodh pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe mori thirrjen akademike Docent në Departamentin e Gjeografisë, ku emërohet edhe shef i këtij departamenti. Në vitin 2008 merr thirrjen akademike profesor Inordinar, thirrje qe ka vazhduar ta ketë deri në vitin 2011 kur edhe u pensionua.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *