Home / Lajme / Maqedoni / Plaku vetëlëndohet me armë zjarri

Plaku vetëlëndohet me armë zjarri

9 dhjetor-ëhet fjalë për pistoletën e markës “CZ 99” kalibri 9 milimetra, të cilin, ashtu siç u theksuar edhe më lartë, 79 vjeçari e ka poseduar me leje. Nga Policia e Gostivarit thanë se janë duke punuar intensivisht rreth zbardhjes së plotë të rastit.

Një person i moshuar i moshës 79 vjeçare nga fshati Banjicë e Epërme, është vetëplagosur me pistoletë gjatë një gëzimi familjar, raporton gazeta Koha. 79 vjeçari me inicialet A.A, të hënën në orët e mbrëmjes ka qenë i pranishëm në ahengun familjar të kushëririt të vet. Në dy raste ka gjuajtur me pistoletën që e ka poseduar me leje, me ç’rast ka shkrepur disa plumba. Duke menduar se nuk ka më plumba në kornizë, pistoletën e ka ulur poshtë pas çka ka krisur edhe një herë duke u vetëlënduar në këmbën e majtë. Të afërmit kanë reaguar menjëherë duke e dërguar në njësinë e urgjencës të Spitalit të Gostivarit. Nga atje njoftuan se pacienti ishte shtruar rreth orës 22 jashtë rrezikut për jetë. I është dhënë ndihma mjekësore, ndërkohë që vijon kurimi i tij. Pas njoftimit rreth rastit, organet e rendit kanë dal në vendngjarje dhe kanë kryer ekspertizë. “Me urdhër të prokurorit publik, janë ndjekur të gjitha procedurat. Janë gjetur pesë gëzhojat boshe në vendngjarje, të cilët janë dërguar për ekspertizë bashkë me veshmbathjen e personit të vetëlënduar. Po ashtu janë marrë edhe dorëzat parafine të kushëririt të tij”, deklaruan nga Policia e Gostivarit, duke shtuar se: është gjetur dhe është konfiskuar edhe pistoleta me të cilën 79 vjeçari u vetëlënduar. Bëhet fjalë për pistoletën e markës “CZ 99” kalibri 9 milimetra, të cilin, ashtu siç u theksuar edhe më lartë, 79 vjeçari e ka poseduar me leje. Nga Policia e Gostivarit thanë se janë duke punuar intensivisht rreth zbardhjes së plotë të rastit.Radiovala

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *