Home / Sport / Platini akuzohet për korrupsion

Platini akuzohet për korrupsion

02 dhjetor – President i UEFA-së

Punime të shtrenjta arti janë ofruar si nxitje dhe kanë përfunduar në qendër të serisë së fundit të akuzave shkatërruese në lidhje me procesin e kandidimit për organizimin e Botërorëve 2018 dhe 2022, sipas një raporti të publikuar së fundi. Nje pikturë, që besohet të jetë e Picassos, akuzohet se i është bërë dhuratë presidentit të Unionit të Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA), njëkohësisht edhe anëtar ekzekutiv i FIFA-s, Michel Platini, në këmbim të mbështetjes së tij për kandidaturën – tashmë të suksesshme – të Rusisë për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2018. Nje tjetër anëtar me të drejtë vote në FIFA, Michel D’Hooghe nga Belgjika, ka qenë gjithashtu përfitues i një pikture shumë të çmuar, e dhënë për të me një pako të mbështjellë me një letër kafe nga Viacheslav Koloskov, një ish-anëtar rus i Komitetit Ekzekutiv, i cili punonte në atë kohë në favor të përpjekjeve të kombit të tij për të mirëpritur turneun e 2018-s.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *