Home / Lajme / Maqedoni / Plenumi i Profesorëve mbështet studentët, kundërshton provimin shtetëror

Plenumi i Profesorëve mbështet studentët, kundërshton provimin shtetëror

26 dhjetor-“Kemi përgjegjësi shoqërore që të reagojmë në kohë për problemet me të cilat do të ballafaqohemi në radhët tona. Kemi edhe përgjegjësi etike që të reagojmë dhe të mos zbatojmë ligjet e dëmshme dhe të padrejta”, tha Ognen Çemerski, Fakulteti filologjik në Shkup.

Plenumi i Profesorëve i cili u formua pak para se të fillonte protesta e studentëve, doli publikisht në mbështetje të studentëve duke i thënë ‘JO’ provimit shtetëror. Në mbështetje të studentëve u rreshtua edhe Rektorati i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” i cili në seancën e mbajtur sot mori një vendim, përmes të cilit kërkon anulimin e paketës së ndryshimeve të Ligjit për Arsim të Lartë. Nga Plenumi i Profesorëve theksuan se do të përdorin të gjitha mjetet demokratike për të penguar miratimin e këtyre reformave, të cilat janë miratuar pa konsultim të pjesëmarrësve, duke mos përjashtuar edhe pa-dëgjueshmëri qytetare.

“Kemi përgjegjësi shoqërore që të reagojmë në kohë për problemet me të cilat do të ballafaqohemi në radhët tona. Kemi edhe përgjegjësi etike që të reagojmë dhe të mos zbatojmë ligjet e dëmshme dhe të padrejta”, tha Ognen Çemerski, Fakulteti filologjik në Shkup.

“Edhe ne duhet të kuptojmë se akademia e cila duhet të prodhojë dituri, përmban segment të fuqishëm politik të cilin duhet ta shfrytëzojë fillimisht për mbrojtjen e ideve të tyre dhe ideale humaniste, edhe e dyta ta aplikoj atë edhe në procese tjera të demokratizimit më të gjerë të shoqërisë e cila na duhet pasi janë në fazë të regresit”, u shpreh Igor Jovanovski, UEJL.

“Ne si këshill arsimoro-shkencor i kemi refuzuar të gjitha propozim/ligjet që qeveria në mënyrë unanime dëshiron t’i sjellë. Kemi qenë të anashkaluar gjatë përpilimit sidomos të ligjit për fakultetet pedagogjike dhe jemi të njëzëshmit që duhet të refuzohen. Jemi për reforma por të jenë të konceptuara në mënyrë të përbashkët, të gjithë duke filluar nga fakultetet, arsimtarët, institucionet edukativo- arsimore e kështu me radhë”, tha Emin Sulejmani, Fakulteti Pedagogjik.

Më pas profesorët iu bashkuan studentëve, në protestën para qeverisë, me afishe “Për reforma, jo pro forma”, si dhe “Universiteti është i përjetshëm, Ju nuk jeni!”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *