Home / Lajme / Maqedoni / Poetja Rita Petro prezanton librin e saj të ri në Tetovë

Poetja Rita Petro prezanton librin e saj të ri në Tetovë

14 dhjetor-“Vrima” quhet libri i sapobotuar i poetes Rita Petro botuar nga shtëpia botuese “Albas-Tetovë”. Kështu ky libër me poezi mbrëmë është promovuar edhe në Tetovë në kuadër të një bashkëpunim që kanë vendosur shkrimtarë dhe pedagogë nga Tetova me kolegë të tyre nga Tirana.

“Vrima” kështu e ka titulluar veprën e saj të fundit poetja Rita Petro. Gjithë vëllimi poetik të çon në një barazim të fuqishëm qenie baraz vullkan dhe jetë baraz me energji.

Autorja duket se ka vendosur të guxojë duke u shprehur poetikisht përmes një komunikimi të hapur me lexuesin e saj.Poezia e Rita Petros, si autore me përvojë vjen e mbështjellë me një simbolikë të re që e lë të hapur rrugën e komunikimit me lexuesin e saj. Kështu ajo sjell edhe një përvojë të re poetike në poezinë shqipe

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *