Home / Lajme / Maqedoni / Polici: Lini në pasaportë diçka “për kafe”

Polici: Lini në pasaportë diçka “për kafe”

16 dhjetor-I dyshuari ka harrua t’ju vendojë vulë dokumenteve për udhëtim dhe ditën e nesërme kur kanë kaluar në kontrollin e pasaportave në aeroportin “Leka i Madh” është konstatuar rasti dhe udhëtarët e kanë lajmëruar rastin në polici

Sektori për luftimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, është dorëzuar padi penale kundër personit L.P. (43-vjeçar) nga Tetova, i punësuar në policinë kufitare në vendkalimin Qafë Thanë. L.P ishte shef i ndrimit në kohën kur dy shtetas shqiptar udhëtonin drejt Shkupit, prej ku nga aeroporti “Aleksandri i Madh” duhej të udhëtonin drejt Brukselit. Edhe pse nuk kishte asnjë pengesë për kalimin e tyre, atyre iu është kërkuar që të paguajnë ryshfet në vlerë prej 50 eurove. Për më tepër, ata nuk u evidentuan e as nuk u vulosën pasaportat e tyre. Kjo u hetua në ditën e nesërme kur ata duheshin të fluturojnë nga aeroporti “Aleksandri i Madh”, dhe pas kësaj ata treguan për rastin me çka edhe u përpilua padia penale kundër shefit të ndrimit të vendkalimit kufitar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *