Home / Lajme / Maqedoni / Polici tetovar plaçkit mërgimtarët duke u kthyer në Tetovë

Polici tetovar plaçkit mërgimtarët duke u kthyer në Tetovë

21 dhjetor-Ndryshe, kjo është periudha kur mërgimtarët kthehen në vendlindje dhe krahas shumë pritjeve dhe maltretimeve nëpër kufi ata po përballen edhe situata të këtilla kur vetë policia bëhet pjesë e krimit.Ky rast dhe rastet të tjera të keqpërdorimit të uniformës zyrtare dhe armës zyrtare që rezultuan edhe me pasoja me viktima në njerëz është si rezultat i mos pregatitjes psikologjike të pjesëtarëve të policisë dhe punësimi i tyre që të vetmin kriter e ka përcaktimin politik i kandidatëve për polic.

Polici tetovar plaçkit mërgimtarët duke u kthyer në Tetovë
Policia në vend se të garantojë siguri bëhet pjesë e krimit. Kështu 37 vjeçari T.Xh nga Tetova, pjesëtarë i Policisë së Tetovës ka plaçkitur një familje tre anëtarëshe që vinin nga Gjermania për në Tetovë.Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendëshme, polici më 19 dhjetor në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të Grupçinit kishte ndaluar familjen që kthehej nga mërgimi dhe prej tyre kishte marrë dy çanta ku kishte pasur stoli të ndryshme në vlerë prej 700 eurove. Familja e frikësuar rastine ka denoncuar në Policia dhe pas hetimeve është konstatuar se autor i kësaj vepre është një pjesëtarë i policisë nga Tetova, raporton Tv Koha.

“Me këtë rast SPB Tetovë ka ngritur akuzë kundër 37 vjeçarit T.Xh nga Tetova për dyshimin se ka kryer 2 vepra penale edhe atë keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe grabitje. Kështu polici tetovarë në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, dyshohet se më 19 dhjetor gjatë orëve të mbrëmjes duke udhëtuar me veturë të panjohur në autostradën Shkup- Tetovë në afërsi të kthesës për në fshatin Grupçin ka sinjalizuar veturën Mercedes me targa të Gjermanisë e cila ka qenë para tij që të ndalojë. Vozitësi i veturës Mercedes ka ndaluar ndërsa polici me uniformë të policisë ka dalur nga vetura dhe e ka hapur njërën derë të veturës Mercedes dhe pas një bisedës së shkurtër me vozitësin ka filluar t`i kontrollojë çantat në pjesën e përparme të veturës dhe më pas edhe në pjesën e pasme dhe nga vajza e vozitësit ka marrë dy çanta ku ka pasur dy orë, dy telefona celularë, para, stoli të ndryshme ari, ku vlera e përgjithshme kap shumën 700 euro”, njofton zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Më tej Policia e Tetovës ka bërë të ditur se pasi i ka marrë çantat ka hyrë në veturën e tij dhe duke u kthyer i ka boshatisur çantat dhe të njëjtat i ka hedhur.

“Familja tre anëtarshe nga Tetova e frikësuar dhe hutuar rastin e ka denoncuar në stacionin policor në Tetovë,pas çka zyrtarët policor kanë marrë masa dhe aktivitete për identifikimin e kryesit të kësaj vepre. Polici 37 vjeçar i dyshuar si autor i plaçkitjes më vonë është thirrur dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë. Gjykatësi në koordinim më gjykatën themelore të Tetovës ka shqiptuar masën e 30 ditë paraburgimit për personin në fjalë”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Tv Koha.

Me këtë ngjarje që edhe pse paraqet rast individual kanë rënë në ujë të gjitha pretendimet e kryeshefit të Policisë së Tetovës Faredin Zenuni, i cili tha se policia ka marrë masa që të garantojë siguri për mërgimtarët, njofton Tv Koha.

Ndryshe, kjo është periudha kur mërgimtarët kthehen në vendlindje dhe krahas shumë pritjeve dhe maltretimeve nëpër kufi ata po përballen edhe situata të këtilla kur vetë policia bëhet pjesë e krimit.Ky rast dhe rastet të tjera të keqpërdorimit të uniformës zyrtare dhe armës zyrtare që rezultuan edhe me pasoja me viktima në njerëz është si rezultat i mos pregatitjes psikologjike të pjesëtarëve të policisë dhe punësimi i tyre që të vetmin kriter e ka përcaktimin politik i kandidatëve për polic.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *