Home / Lajme / Maqedoni / Policia bastis gabimisht një familje shqiptare

Policia bastis gabimisht një familje shqiptare

10 dhjetor-Ndryshe, nga ora 3 e mëngjesit, në disa shtëpi dhe zyra noterësh, avokatësh dhe përmbaruesish në Gostivar, është duke u realizuar një aksion i madh policor.

Gostivar, 10 dhjetor – Gjatë aksionit të realizuar në Gostivar, policia ka bastisur gabimisht në shtëpinë e një familje 6 anëtarëshe, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të mitur Ekipi i gazetarëve ka vënë kontakte me këtë familje. Shumë shpejt do të publikon deklaratën e kryefamiljarit. Ndryshe, nga ora 3 e mëngjesit, në disa shtëpi dhe zyra noterësh, avokatësh dhe përmbaruesish në Gostivar, është duke u realizuar një aksion i madh policor. Deri në momentet e raportimit aksioni ende është duke vazhduar. Sipas njoftimeve fillestare të Policisë, aksioni ndërlidhet me arrestimin e anëtarëve të një grupi të madh kriminal i cili dyshohet se një kohë të gjatë në ka kryer vepra kriminale. Ato dyshohen kryesisht për fajde, krim të dhunshëm dhe pastrim parash. Raportohet se gjatë aksionit janë arrestuar mbi dhjetë persona dhe janë konfiskuar rreth njëzetë automjete luksoze. Në mesin e të arrestuarve me operacionin e fundit janë gjetur edhe noterë, avokatë dhe përmbarues, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së një të dyshuari, i njëjti ka hapur zjarr ndaj forcave policore, por pa pasur pasoja në njerëz. Disa persona të tjerë të dyshuar ende janë në arrati. Tv2

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *