Home / Lajme / Maqedoni / Policia: Mos përdorni fishekzjarre,fëmijët i ndezin në shesh

Policia: Mos përdorni fishekzjarre,fëmijët i ndezin në shesh

12 dhjetor-Ajo që binte në sy në këtë rast është se nuk kishte asnjë polic që të largonte të njëjtit të cilët në mënyrë të pakontrolluar i shkrepnin të njëjtat. Sigurisht se Policia kishte punë të tjera duke gjobitur vozitësit dhe nuk ka kohë që të merret me këta fëmijë.

Fëmijë të vegjël me çanta në krah, nuk janë në shkollë por janë në qendër të Tetovës.Duhet që të jenë në shkollë apo rrugëve. Madje ata në këtë fund vit ndezin fishekzjarre duke rrezikuar shumë që të lëndohen.

Kështu sheshi i Tetovës është shndëruar në arenë për ndezjen e këtyre fishekzjarrëve në prag të festave të fundvitit pikërisht nga ana e fëmijëve. Ajo që binte në sy në këtë rast është se nuk kishte asnjë polic që të largonte të njëjtit të cilët në mënyrë të pakontrolluar i shkrepnin të njëjtat. Sigurisht se Policia kishte punë të tjera duke gjobitur vozitësit dhe nuk ka kohë që të merret me këta fëmijë.

Që ironia të mos ketë fund, fishekzjarret shiten gjithandej ndërsa nuk dihet se si arrijnë në duart të fëmijëve kur dihet se në Maqedoni nuk ka fabrikë për prodhimin e mjeteve piroteknike.

Pra duhet që të merren masa që në kufi, të përforcohen kontrollet atje që të mos hyjnë në vend fishekzjarret sepse fëmijë shpesh herë lëndohen.

Në ndërkohë, një ditë më parë, në seancën e këshillit të komunës së Tetovës është marrë vendim që tezgat që vendosen gjatë festave dhe manifestimeve në pjesë të ndryshme të qytetit, duke përfshirë edhe sheshin e qytetit duhet që paguajnë një kompensim në shumë prej 150 denarë në ditë.
Tv Koha

Ndryshe, Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë, kohët e fundit ka shtuar kontrollet dhe aktivitete të tjera të lidhura për të zbuluar në kohë dhe për të parandaluar shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike.

Policia e Tetovës apelon shitësit, prindërit dhe nxënësit përsëri duke u apelon se shitja apo blerja dhe aktivizimi i fishekzjarrëve në vende publike, në rrugë, në oborre, hyrjet e ndërtesave të banimit dhe të ngjashme, është shkelje ligjore për të cilën do të dënoheni me gjobë prej 200 deri në 500 euro në denarë,.

Shitja dhe shpërndarja në sasi më të mëdha, megjithatë, është një krim i dënueshëm me burgim prej së paku pesë vjet.

Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore të përmbahen nga blerja dhe aktivizimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, të cilat shpesh mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e tyre, dëmtimin e duarve, sytë dhe pjesët e tjera të trupit .

Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovë me gjithë seriozitetin e saj sugjeron gjithashtu se përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike, veçanërisht petardët e mëdha si dhe fishekzjarrët, kryesisht nga të miturit mund të lehtë të vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve të tjerë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *