Home / Lajme / Maqedoni / Policia ndalon shtetase shqiptare në Raven dhe Çegran

Policia ndalon shtetase shqiptare në Raven dhe Çegran

8 dhjetor-Sipas komunikatës policore, tre shtetaset shqiptare po punonin në lokalin “Kastrioti”, duke mos pasur leje të rregulluar qëndrimi dhe të punës.

Policia e Maqedonisë gjatë një kontrolli gjatë fundjavës të lokaleve në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës ka ndaluar tre shtetase shqiptare, të cilët po qëndronin dhe punonin ilegalisht në një lokal të fshatin Raven të Gostivarit.

Sipas komunikatës policore, tre shtetaset shqiptare po punonin në lokalin “Kastrioti”, duke mos pasur leje të rregulluar qëndrimi dhe të punës.

Po ashtu edhe në kontrollet në fshatin Çegran, në një lokal janë gjetur gjithashtu nëntë shtetase shqiptare me qëndrim dhe punë ilegale. MPB ka theksuar s e pas dokumentimit dhe pastrimit të rastit, do të ngriten kallëzime penale ndaj punëdhënësve, por edhe shtetaseve shqiptare, të cilat pritet të deportohen drejt vendit amë. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *