Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Të ndërrohet hymni e jo stema

PPD:Të ndërrohet hymni e jo stema

9 dhjetor-Partia për Prosperitet Demokratik ia përkujton BDI-së se nuk është Stema ajo që urgjentisht duhet të ndryshohet por himni i cili i përjashton shqiptarët dhe etnikumet tjera nga realiteti i së kaluarës dhe së tashmes multietnike të vendit dhe pikërisht aty është dashur të përqendrohet edhe vëmendja e tyre në lidhje me ndryshimin e simboleve shtetëror

Përfaqësuesja e PPD, Teuta Kamberi-Llalla, doli sot në një konferencë për shtyp rreth Stemës së re të propozuar nga Qeveria ku ndër të tjera tha:

Partia për Prosperitet Demokratik me vëmendje të posaçme e ka analizuar vendimin e Qeverisë për ndryshimin e Stemës shtetërore dhe ka ardhur në këto përfundime:

-Ndryshimi i Stemës shtetërore nuk bënë ndonjë prioritet të ngutshëm e të domosdoshëm për përshpejtimin e procesit të integrimeve euroatlantike për Republikën e Maqedonisë, shkaku i së cilës partia qeveritare shqiptare BDI, deklaron me vazhdimësi se është pjesë e Qeverisë dhe nuk mund t’i lëshojë kolltuqet e buta qeveritare me asnjë kusht;

-Ndryshimi i Stemës bëhet në kohën kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë ballafaqohen me varfërinë më të madhe pas pavarësisë së shtetit dhe një veprim i tillë qytetarët do ti implikonte në shpenzime plotësuese për nxjerrjen e dokumenteve personale gjë që do ta zbrazte edhe më tepër xhepin e cekët të qytetarit të rëndomtë.

-Stema e deritashme (pas largimit të yllit pesëcepësh) nuk është simbol sovjetik dhe as që është pengesë për prosperitetin ekonomik, social, kulturor të vendit dhe ndonjë arsye e posaçme për të bërë ndryshimin e saj mund të ekzistojë atëherë kur të vijnë kohë më të begatshme dhe më stabile ndëretnike.

Partia për Prosperitet Demokratik ia përkujton BDI-së se nuk është Stema ajo që urgjentisht duhet të ndryshohet por himni i cili i përjashton shqiptarët dhe etnikumet tjera nga realiteti i së kaluarës dhe së tashmes multietnike të vendit dhe pikërisht aty është dashur të përqendrohet edhe vëmendja e tyre në lidhje me ndryshimin e simboleve shtetërore.

Sa i përket vendimit në fjalë Partia për Prosperitet Demokratik qëndron në qëndrimin e para dy dekadave, gjegjësisht vitit 1992, se një Stemë e tillë siç është propozuar është e papranueshme sepse paraqet simbol partiak dhe nuk e paraqet realitetin multietnik të shtetit.

PPD, konsideron se prej atëherë e deri më tani në lidhje me problemin në fjalë asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë, që do të rezultonte edhe në ndryshimin e qëndrimit tonë.

Partia për Prosperitet Demokratik e çmon angazhimin e Qeverisë për sjelljen e vendimit për Stemën pas një debati të gjerë publik rreth nevojës eventuale të sjelljes së Stemës së re si dhe pamjes së saj.

Prandaj, PPD, konsideron se Stema e re duhet ti shpreh perspektivat dhe aspiratat evropiane të qytetarëve të saj dhe jo të kaluarën historike.

Poqese BDI dhe Qeveria këmbëngulin në të kaluarën historike, atëherë Partia për Prosperitet Demokratik do t’ia prezantojë opinionit të gjerë në Maqedoni edhe propozimin vetanak të një Steme, të cilën do t’ia dërgojë zyrtarisht edhe Qeverisë, e cila sipas bindjeve tona, do ta përfaqësojë realitetin multietnik të shtetit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *