Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohet kompania shqiptare A.G Motors

Prezantohet kompania shqiptare A.G Motors

5 dhjetor-Drejtori i kësaj kompania Arben Pëllumbi thekson se arsyet se pse e ka bërë prezantimin në Tetovë kanë qenë se servisi për këtë veturë në tregun në Maqedoni është shumë i shtrenjtë, ndërsa shpesh herë edhe abuzohet me çmimet.

Mbrëmë në Tetovë është prezantuar kompania e specializuar në riparimin, mirëmbajtjen dhe tregtimin e pjesëve të këmbimit Ag Motors BMW, LAND ROVER, MINI COOPER me seli në Durrës të Shqipërisë.

Me këtë rast vozitësit e veturave të markës BMW kanë pasur mundësi të njihen me servisin më të madh në rajon të veturave BMW në Shqipërisë, Ag Motors.Me mbi 20 vite experiencë në treg në shërbimin e makinave BMW A.G Motors ka shkëlqyer gjithmonë në departamentin e BMW-s, në të gjitha fushat dhe aspektet,nga mirëmbajtja e rregullt,riparimet e përgjithshme, shërbimet e specializuar e kështu me radhë dhe është një kompani qind për qind shqiptare. Drejtori i kësaj kompania Arben Pëllumbi thekson se arsyet se pse e ka bërë prezantimin në Tetovë kanë qenë se servisi për këtë veturë në tregun në Maqedoni është shumë i shtrenjtë, ndërsa shpesh herë edhe abuzohet me çmimet.

Ai gjatë prezantimit para tetovarëve ka nënvizuar se të gjithë ata që vozisin BMW në Tetovë kontrollet e veturave në selinë qendrore të kompanisë në Durrës do ta kenë gratis, kurse paralajmëron se së shpejti do të hapet edhe një agjenci për shitjen e pjesëve të BMV-së.
Nga kjo kompani kanë theksuar se në të ardhmen kanë në plan hapjen e një kompanie të njejtë edhe në Tetovë, pasi që për momentin servisi qendror i BMW-së është i mbyllur në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *