Home / Lajme / Rajon / Prishtinë, FARK-u mund të përplasë koalicionin

Prishtinë, FARK-u mund të përplasë koalicionin

Prishtinë, 21 dhjetor – LDK-ja në mandatin e kaluar ka kërkuar me ngulm që në termin e ushtrisë të futet edhe termi Republikë, por që partia në pushtet, PDK-ja, propozoi të quhej vetëm Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës këtë mandat do të ketë shumë sfida para vetës, që do të jenë shumë të mëdha dhe njëkohësisht të rëndësishme. Një ndër to pritet shndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.

LDK-ja në mandatin e kaluar ka kërkuar me ngulm që në termin e ushtrisë të futet edhe termi Republikë, por që partia në pushtet, PDK-ja, propozoi të quhej vetëm Forcat e Armatosura të Kosovës.

Pritet përplasje për emërtimin në të ardhmen ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Armend Zemaj, deputet nga LDK, thotë se nuk mund të paragjykojë se a mund të ketë përplasje mes PDK-së dhe LDK-së për emërimin e ushtrisë, por tha se ata që mendojnë se nuk duhet të përfshihet emërimi Republikë, kanë qëllime të dëmshme./Kosova Sot/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *