Home / Lajme / Rajon / Prishtinë, nga frika e qenve dy fëmijë goditen nga vetura

Prishtinë, nga frika e qenve dy fëmijë goditen nga vetura

19 dhjetor-
Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon diagnostikimi i tyre, ka njoftuar drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, bën të ditur RTK, transmeton Telegrafi.

Nga frika e qenve endacak dy nxënës janë goditur nga vetura sot rreth orës 8:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kodra e Diellit’ në Prishtinë.

Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon diagnostikimi i tyre, ka njoftuar drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, bën të ditur RTK, transmeton Telegrafi.

Ai apeloi për eliminimin e qenve endacak që po paraqesin rrezik serioz për qytetarët, sidomos për fëmijët.
Ndryshe, të mërkurën në Fushë Kosovë, vogëlushi pesëvjeçar, Driton Jashari, ka vdekur nga kafshimi i qenve endacakë. Rreth orës 13 e 12 minuta, në rrugën “Shefki Kuleta”, në lagjen e romëve tek Banesat e Bardha, ai u sulmua nga një grup i qenve pranë kontejnerëve të mbeturinave. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *