Home / Lajme / Maqedoni / Protestë e honoraristëve sot në Shkup

Protestë e honoraristëve sot në Shkup

22 dhjetor-Qeveria ka miratuar këtë vendim duke theksuar se ai është në favor të atyre qytetarëve që punojnë me honorare, por që nuk u paguhet sigurimi shëndetësor dhe pensional. Por, sindikata të ndryshme, përfshirë edhe ato të gazetarëve janë kundër këtij vendimi qeveritar. Ato kërkojnë që qeveria të heqë dorë nga ky ligj

Në Shkup sot do të protestohet nga qytetarët kundër vendimit qeveritar për pagesën e kontributeve për honoraret.

Qeveria ka miratuar këtë vendim duke theksuar se ai është në favor të atyre qytetarëve që punojnë me honorare, por që nuk u paguhet sigurimi shëndetësor dhe pensional. Por, sindikata të ndryshme, përfshirë edhe ato të gazetarëve janë kundër këtij vendimi qeveritar. Ato kërkojnë që qeveria të heqë dorë nga ky ligj.

“Ne vendosëm për protesta, pasi që Qeveria dhe ministria përgjegjëse nuk kishte asnjë përgjigje ndaj vërejtjeve tona. Ne vlerësojmë se me këtë masë në mënyrë plotësuese do të varfërohet pjesa më e rrezikuar e punëtorëve, apo ata që që nuk munden të gjejnë punë të rregullt, janë të detyruar të punojnë me honorare, për të siguruar mbijetesë”, theksuan nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve. Reagimi kundër vendimit qeveritar do të shprehet përmes marshit protestues duke nisur nga Parlamentit dhe duke vijuar deri tek Qeveria.

Organizatorët kanë bërë thirrje që qytetarët t`i bashkohen protestës së tyre. Vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm dhe se qeveria nuk ka hequr dorë nga ai. Kryeministri Nikola Gruevski ka arsyetuar se vendimi është në favor të të gjithë atyre që marrin honorare, por që nuk kanë të paguar sigurimet e nevojshme shëndetësore dhe pensionale. Në rast të mosrespektimit të lijgit, gjobë prej 200 eurove do të marrin personat e papunë që marrin honorar, ndërsa gjobë prej 500-1000 euro do t’i shqiptohet obliguesit për pagesën e kontributeve vetë atij, i cili nuk do ta dorëzojë në Fondin për Sigurim Pensional kontratën e tij të punës. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *