Home / Lajme / Maqedoni / ‘Provimi shtetëror’ , profesorët dhe studentët kundër ligjit

‘Provimi shtetëror’ , profesorët dhe studentët kundër ligjit

29 dhjetor-Studentët dhe profesorët kërkuan nga deputet të mos votojnë ligjin për arsimin e lartë. Në shkresën e tyre u kërkua rrëzimi i procedurës për ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, por të ofrohet kohë për debate publike dhe përmirësimin e ndryshimeve përmes amendamenteve, në një fazë të re. Në të kundërt, studentët dhe profesorët konfirmuan sot pa dëgjueshmëri qytetare dhe rezistenc

Studentët dhe profesorët kërkuan nga deputet të mos votojnë ligjin për arsimin e lartë. Në shkresën e tyre u kërkua rrëzimi i procedurës për ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, por të ofrohet kohë për debate publike dhe përmirësimin e ndryshimeve përmes amendamenteve, në një fazë të re. Në të kundërt, studentët dhe profesorët konfirmuan sot pa dëgjueshmëri qytetare dhe rezistencë.

“Neve na mbetet rezistencë qytetare. Për këtë shkak, ju bëjmë thirrje që ti dëgjoni kërkesat tona dhe me këtë të largoni rezistencën e mundshme dhe pa dëgjueshmërinë qytetare, e cila është legjitime në filozofinë dhe historinë e së drejtës dhe e cila është pjesë e së kaluarës sonë. I drejtohemi deputetëve tanë në ligjvënës dhe jo shtypësve”, tha Vladimir Martinovski, Bashkësia Akademike e Maqedonisë.

“Neve nuk na intereson cila parti është në pushtet, as nuk mundohemi që kjo të bie dhe të vjen tjetra, por as nuk lejojmë që të jemi pjesë e lojërave të tyre të fëlliqura partiake. Neve na interesojnë të drejtat studentore. Kryeneçësia nuk është tipar i atyre që duhet të sjellin vendime për në të ardhmen ne, populli juaj, kur ju kemi zgjedhur, nuk ju kemi dhënë të drejtë të jeni despot të plotfuqishëm, por që të jeni përmbarues të denjët të kërkesave tona”, u shpreh Vladimir Dellov, Plenumi Studentor.

Profesorët i bënë thirrjen e radhës, ish kolegut, presidentit aktual Gjorge Ivanov që të mos dekretojë në asnjë mënyrë ligjin në rast të miratimit të tij. Sipas punonjësve shkencorë, në rast të kalimi të ligjit, Kuvendi mund të shndërrohet në një shkollë partiake dhe do e humbë epitetin si ligjvënës.

“Presidenti si një ish profesor universitare dhe besojë se nga fryma dhe shpirti i tij akademik ka mbetur ai dimensioni i ndërgjegjes, duhet që të ndërhyjë dhe t’i thoi stop këtyre ndryshimeve të nonsensit që synohet që të zbatohet. Truri akademik, nuk guxon dhe nuk duhet të mbizotërohet dhe të mbi sundohet nga truri politik”, u shpreh Ali Pajaziti, Profesor.

“Ne planifikojmë të mbesim këtu, nuk kemi dal për kohë të shkurtër, nuk do të na largojë as i ftohti dhe asnjë lloj shtypje tjetër. Do të punojmë për periudhë të gjatë kohorë dhe jemi gati për gjithçka, përfshi edhe pa dëgjueshmërinë qytetare”, deklaroi Biljana Vankovska, Profesoreshë.

Pas dorëzimit të shkresës në Kuvend, studentët dhe profesorët bllokuan rrugën. Plenumi i tyre dhe tubimi protestues zgjati rreth 2 orë./alsat/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *