Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e Maqedonisë miraton stemën e re

Qeveria e Maqedonisë miraton stemën e re

06 dhjetor – Qeveria e Maqedonisë mbrëmë ka miratuar projekt¬ligjin për stemë të re shtetërore.

Ky projekt ligj është miratuar edhe nga ministrat shqiptarë, ndërsa në vendimin e qeverisë thuhet se propozimi apo versioni i kësaj steme të propozuar do të shtrohet në debat të gjërë publik.

Stema e re e propozuar shtetërore përmban një luan të egërsuar me ngjyrë të kuqe në mburojë të artë me kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme.

Arsyet të cilat janë elaboruar në propozim, janë kthimi drejt simboleve historike.

“Stema aktuale e Republikës së Maqedonisë është tërësisht e disejnuar sipas stemës së Bashkimit Sovjetik, sipas të cilit janë disejnuar edhe stemat e të gjitha Republikave Sovjetike. Elementet e diellit, yllit me pesë cepa, kallirit të grurit të lidhur me shirit me motive popullore, e simbolizojnë shoqërinë e komunizmit e cila arrihet përmes punës së klasës punëtore dhe bujqve”, qëndron në propozim.

Disejni i ri i luanit të kuq bazohet në stemat historike, ilustrimeve të Verlandit nga viti 1481 dhe stema e Baroadit nga 1581 e cila përmes stemografive të Vitezoviqit në vitin 1964 dhe Zherafoviqit në vitin 1741 u bë stemë e Maqedonisë.

Kurora e verdhë¬ e artë e cila është zbukuruar me margaritarë dhe rubinë duhet ta simbolizojë rendin republikan të shtetit.

Që të ndryshojë simboli nevojitet ndryshimi i Kushtetutës gjegjësisht me shumicë prej dy të tretash apo sipas Badenterit.

Por në disa media proqeveritare shqiptare thuhet se stema Luani përfaqëson simbolin që bashkon të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni dhe është simbol që paraqet tokën, territorin, fuqinë dhe se shumë familje të famshme shqiptare për simbol kanë pasur luanin, por edhe shumë vende në Evropë e kanë të njëjtin simbol.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *