Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët të skandalizuar nga faturat e larta të EVN-së

Qytetarët të skandalizuar nga faturat e larta të EVN-së

13 Dhjetor – Shumica e qytetarëve theksojnë se muajve të fundit kanë pranuar fatura marramendëse skandaloze dhe të papërballueshme për një familje sociale dhe mesatare.

Qytetarët në Maqedoni janë të shqetësuar nga faturat e larta të EVN Maqedoni.

Shumica e qytetarëve theksojnë se muajve të fundit kanë pranuar fatura marramendëse skandaloze dhe të papërballueshme për një familje sociale dhe mesatare.
Qemal. S nga Shkup thekson për INA se ka pranuar faturë prej rreth 16 mijë denarëve dhe se ajo është e papërballueshme, pasi që në shtëpinë e tij hynë vetëm një rrogë mujore.

“Kjo që po ndodhë është tmerruese dhe e papërballueshme. Me të hyra prej rreth 20 mijë denarëve dhe të pranosh faturë rreth 16 mijë denarë vetëm për energjinë elektrike është skandaloze dhe këto po tentojnë vetëm që të na sjellin buzë varfërisë dhe mbijetesës. Nëse EVN arsyetohet se kemi harxhuar shumë kjo është e padrejtë, sepse energjinë që e kemi shfrytëzuar ka qenë në kushte normale, mos të them minimale dhe me një ngrohëse, që e kemi përdorur vetëm në orët e mbrëmjes, për pak orë. Megjithatë kjo është jashtë çdo standardi dhe se kjo është zhvatje e qytetarit”, thekson Qemal.S.

Edhe A.M nga Kumanova thekson se ka pranuar faturë prej rreth 6 mijë denarëve, por duke shfrytëzuar krejt minimalisht dhe me kujdes të madh energjinë elektrike, pa ndezur ngrohëse apo edhe duke u shërbyer në orët e natës, me tarifën e lirë të energjisë.

“Nuk e dij se çfarë ndodhë. Ne jemi rast social dhe maksimalisht e kursejmë energjinë. Si duket këto orët që janë vendosur janë programuar për të nxjerrë sa më shumë kilovat dhe për të na goditur në xhepat tona. Nuk e di si e përballojmë këtë situatë dhe deri kur do të vazhdojë kështu. Derisa në vende tjera po dëgjojmë se paguhet më lirë për energjinë, këtu këta po na rrjepin. Edhe në Gjermani nuk paguhet rrymë më shumë se 50 euro, por këtu s`dij çfarë ndodhë. Apo kanë gjetur vetëm për të na rrjepur”, thekson A.M.

Gati çdo qytetarë në Maqedoni vuan nga ky problem. Dhe tashmë me problemet me energjinë dhe pamundësinë e shlyerjes së faturave e kanë edhe ata që kanë një rrogë mujore, qoftë në administratë apo punë të tjera. “Edhe ne jemi bërë që Qeveria të ndërhyjë dhe të na shlyejë borxhet. Është e papërballueshme dhe kjo është plaçkë klasike. Na privatizuan këtë ndërmarrje që ishte ndërtuar me djersën e prindërve tanë dhe tani e shitën dhe po grabisin xhepat tona. Për këtë duhet të reagojë dikush, sepse askush nuk ka mëshirë, por vetëm kërkon të grabisë paratë tona. Nëse thuan se përse po harxhon, por çfarë jemi duke harxhuar ne. çdo qytetarë dhe familje harxhon vetëm për gjëra elementare dhe asgjë më shumë”, thekson Albini, student.

Agjencia e lajmeve INA do të nis një rubrikë për të pranuar shqetësimet e qytetarëve dhe rrëfimet e tyre për problemet sociale që kanë, papërballueshmërinë me faturat, sidomos ato të EVN-së.

Së shpejti me ndihmën e disa shoqatave do të organizohen edhe debate publike me qytetarë për të shprehur pakënaqësi për këtë situatë, dhe për të kërkuar kushte lehtësuese për qytetarët. Shumica e qytetarëve theksojnë se kanë ardhur në përfundim o të braktisin komplet rrjetin elektroenergjik dhe të bëjnë jetë mesjete apo të gjejnë burime tjera alternative, o të vjedhin energjinë elektrike, pavarësisht pasojave që do të kenë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *