Home / Sport / Reali dhe PSG, 90 milionë për Hazard

Reali dhe PSG, 90 milionë për Hazard

Performanca e shkëlqyer e mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard, ka bërë që dy klubet e fuqishme botërore, Real Madrid dhe PSG të vihen në ndjekje të tij.

Mesfushori belg është duke kaluar një super sezon me Chelsean, dhe tashmë ai është një nga futbollistët më të rëndësishëm tek skuadra e Jose Mourinhos.

Mediat britanike raportojnë se Real Madrid dhe PSG janë të gatshëm të ofrojnë një shumë astronomike për Hazard.

Sipas këtyre mediave, ‘Los Blancos’ dhe francezët e PSG-së janë të gatshëm t’ia ofrojnë Chelseas hiq me pak se 90 milionë euro për belgun.

Ky operacion duket i parealizueshëm, sepse Mourinho nuk do të heq dorë nga Hazard, megjithatë, madrilenët dhe PSG do të provojnë që në verën që vjen ta blejnë lojtarin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *