Home / Sport / Reali spektakolar thyen rekordin e Barcës

Reali spektakolar thyen rekordin e Barcës

13 dhjetor – Real Madridi ka shënuar fitoren e 20-të radhazi në udhëtim me rezultat 4-1 ndaj Almerias, për të thyer kështu rekordin e Barcelonës prej 18 fitoreve radhazi.

Reali e filloi takimin duke dominuar plotësisht, por goli erdhi pas gjysmë ore lojë.

Isco me asistim të Benzemas arriti që të shënojë gol për 1-0.

Verza u përgjigj shpejt (39′) për gëzimin e vendasve, teksak Bale u përgjigj në minutën e 42-të me një gol të bukur për 2-1 dhe epërsinë e Realit.

Në pjesën e dytë u akordua penalti për Realin pas një ndërhyrje nga Marcelo, teksa Verza e humbi atë.

Ronaldo shënoi më pas edhe dy herë (81′ dhe 88′), teksa me rezultat 4-1 mbaroi kjo ndeshje.

Me këto dy gola, Ronaldo arrin kuotën e 32 golave në të gjitha garat, në 23 ndeshje të zhvilluara deri tani. Me këtë rritëm Ronaldo mund të thyejë rekordin e Messit për më së shumti gola në një sezon.

Me këtë fitore Reali mban primatin në La Liga me 39 pikë, e kjo është fitorja e 20-të radhazi për klubin mbretëror. Barca ka 34 pikë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *