Home / Lajme / Maqedoni / Rektori Dika takoi delegacionin parlamentar nga Shqipëria

Rektori Dika takoi delegacionin parlamentar nga Shqipëria

24 dhjetor-Kampusin universitar jemi duke e zhvilluar në drejtim të një qëllimi afatgjatë – atij të shndërrimit në eko-kampusin e parë në rajonin e Evropës Juglindore”, tha rektori Dik

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Zamir Dikaka pritur në takim delegacionin parlamentar të Republikës së Shqipërisë, të cilët njëherësh janë edhe anëtarë të komisioneve të kulturës, arsimit, shkencës dhe informimit në përbërje Alfred Peza, Fatmir Toçi, Mimoza Hafizi, Erjeta Alhysa, Adelina Rista dhe zëvendësministri i Arsimit, Arber MaznikuMe këtë rast rektori Dika tha se në këtë mjedis të lëkundur dhe të vështirë ekonomik rajonal, mbase edhe në sferën e arsimit të lartë, ne po vazhdojmë me këmbëngulje të promovojmë vlerën e vërtetë të arsimit të lartë, duke ruajtur krahasueshmëritë me nivelet akademike, hulumtuese dhe standardet e shërbimit me ato të universiteteve evropiane dhe amerikane. “Që nga themelimi, me ndihmën e themeluesve tanë – SHBA-ve dhe BE-së, vazhdojmë me ritëm të lartë të kultivojmë karakterin ndërkombëtar të universitetit dhe praktikat më të mira në këtë fushë, duke ndjekur rekomandimet dhe kërkesat e tregut dhe shoqërisë, nëpërmjet dizajnimit të programeve studimore për rajonin e vitit 2016, për të diplomuarit që do të akumulojnë dije, shkathtësi dhe kompetenca për t’u ballafaquar me një treg të integruar dhe të një konkurrence në rritje. Iniciativat për sigurimin e cilësisë dhe instrumentet për matjen e të njëjtës janë në një proces të vazhdueshëm të përmirësimit, për të përshtatur teknologjitë e mësimit, të të nxënit dhe formimin e shkathtësive sipas këtyre premisave. Kampusin universitar jemi duke e zhvilluar në drejtim të një qëllimi afatgjatë – atij të shndërrimit në eko-kampusin e parë në rajonin e Evropës Juglindore”, tha rektori Dika. Deputetët shqiptarë theksuan mbështetjen e tyre institucionale për thellimin e bashkëpunimit me UEJL-në dhe universiteteve, si dhe institucioneve të arsimit në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *