Home / Lajme / Maqedoni / Rritet numri i të sëmurëve nga SIDA në Tetovë (VIDEO)

Rritet numri i të sëmurëve nga SIDA në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 01 dhjetor – Dita ndërkombëtare e HIV Sidës e gjen Maqedonisë me një numër marramendëse në rritje. Të dhënat nga shtëpia për shëndet publik flasin se Maqedonia është në numër të vazhdueshëm të rritjes të kësaj sëmundje vdekjeprurëse me gjithsej 39 të sëmurë nga HIV/SIDA.

Nga të dhënat zyrtare flasin se numri i të prekurve nga kjo sëmundje janë trishtuese pasi që tre persona kanë ndëruar jetë gjatë vitit 2014 nga HIV/SIDA. Nga gjithsej 39 të prekur nga SIDA 37 janë të gjinisë mashkullore ndërsa 2 janë femra. Në bazë të moshës së tyre nga 10 deri në 19 vjet janë dy të prekur, ndërsa nga 20 deri në 29 vjet janë 16 të prekur, nga 30 deri në 39 janë 14 të prekur, nga 40 vjet deri në 49 janë 3 të prekur dhe mbi 60 vjeç kemi 4 të prekur nga Sida, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa në bazë të mundësisë se si e kanë marr këtë sëmundje, dy raste e kanë marrë sëmundjen në mardhënjë seksuale femrat me mashkull, 25 të sëmur e kanë marrë mashkull me mashkull, një person duke përdorur drogë, dhe tre persona nuk e dinë akoma se si e kanë marrë këtë sëmundje, transmeton Televizioni Koha.

Në Maqedonia për herë të parë personi me HIV pozitivë të sidës është paraqitur në viti 1997 dhe nga atëherë deri më tani kemi 236 persona të prekur me Sida nga ku 75 kanë vdekur nga kjo sëmundje, ndërsa 161 akoma vazhdojë të jenë të gjallë me këtë sëmundje. Këtë vit kemi edhe një raste të rij me këtë sëmundje në qytetin e Tetovës, ndërsa sot Shtëpia për Shëndet publik në Tetovë ka shpërndarë material propagandues dhe prezervativ, duke bërë apel që kryhen sa më shumë kontrolle falas për testet e HIV/Sidës pasi që ato janë pa pagesë dhe rezultatet janë të fshehta. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *