Home / Lajme / Maqedoni / Rrugët e Tetovës pjesërisht të pastruara (VIDEO)

Rrugët e Tetovës pjesërisht të pastruara (VIDEO)

Tetovë, 29 dhjetor – Tetovarët dhe banorët nga rrethina sidomos ata të Malësisë së Tetovës vështirë e përballojnë situatën e krijuar me rreshjet e borë.

Si gjithmonë raportimet zyrtare janë se nuk ka fshatra të izoluar apo banorë të ngujuar që nuk mund të lëvizin.Edhe pse një situatë e këtillë nuk është njoftuar megjithatë lëvizjet e qytetarëve janë shumë të reduktuara dhe vetëm për raste urgjente dhe më se të nevojshme. Ajo që është vërejtur nga ana e qytetarëve, kanë qenë neglizhenca gjatë pastrimit të rrugëve.

Me rreth 30 centrimetra borë pothuajse të gjithë rrugët kanë qenë vështirë të kalueshme. Në aksin rrugor Tetovë-Jazhincë është vërejtur vetëm një intervenim me makineri ndërsa ngricat nëpër rrugët e regjionale dhe ato lokale kanë qenë pengesa kryesore për vozitësit, si pasojë e moshedhjes së kripës dhe rërës. Vështirësi është hasur edhe në akset tjera rugore sidomos për në fshatrat malorë ku kanë mundur të qarkullojnë vetëm automjetet me zinxhirë, njofton Televizioni Koha.

Poashtu është njoftuar se deri në mesditë nuk ka qenë e pastruar rruga për në fshatin Sallarevë, ndërsa kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ka thekuar se ka angazhuar ndërmarrjen përgjegjëse që të dalë në teren dhe pastrojë rrugët.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila ka thirur shtabin e emergjencës ka nënvizuar se në Tetovë janë duke u pastruar të gjitha rrugët kryesore për në spital, polici, komunë, shkolla dhe bulevardet kryesore. Ajo nuk ka precizuar se sa ton krip dhe rërë janë hedhur në rrugët e Tetovës, pasi që në pjesët dërmuese të rrugëve vërehen ngrica që kanë shkaktuar shumë telashe për qarkullimin normal të komuniakcionit.

Kryetrja e komunës nuk ka informacionh se ka krypër ka të hedhurë deri më tani jë qytetin e Tetovës dhe sa krypëbka në dispozicion, transmeton Televizioni Koha.

Qytetarët e Tetovës janë me mendime të ndryshme sa përket pastrimit të rrugëve ata të cilët kanë automjete thonë se rrugët janë të pa pastruara, ndërsa disa qytetarët mendoje se rrugët janë të pastruara pjesërisht, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe rrugët e qytetit mbrete të pa pastruara sidomos ata dytësorë ndërsa bulevardet kanë filluar që të pastrohen gjatë ditës së sotme, ndërsa komunikacioni i dendurë dhe rrugë e papastruara e bëjënë komunikacionin të vështorë që nga njëra anë e qyteteit e deri në anënë tjetër të duhet që të kalosh jo më pakë se një orë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *