Home / Lajme / Maqedoni / Seanca e fundit të këshillit të komunës

Seanca e fundit të këshillit të komunës

25 dhjetor-Në ndërkohë, këshilltarët e komunës së Tetovës në këtë seancë kanë mirtuar edhe buxhetin për vitin 2015 me 17 vota pro dhe 11 kundër. Propozim buxheti sipas sektorit të financave nuk përbën ndonjë rritje të madhe në krahasim me vitin e kaluar ndërsa kryesisht në buxhet janë paraparë mjete vetanake, donacione, bllok dotacionet dhe investimet kapitale.

Në kuadër të mbledhjes së 18-të Këshilli i komunës së Tetovës shqyrtoi dhe miratoi një varg programesh e vendimesh nga fushëveprimi i tij. Gjithashtu në këtë mbledhje para këshilltarëve me një ekspoze u paraqit kryetarja e komunës së Tetovës z-nja Teuta Arifi e cila bëri një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara në komunën Tetovës gjatë vitit 2014, kurse foli edhe për planet zhvillimore gjatë vitit 2015.
Në kuadër të mbledhjes së sotme këshilltarët miratuan programin e punës së Këshillit gjatë vitit 2015,i cili parasheh një sërë aktivitetesh që janë në kompetencë të tij. Po kështu këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan Buxhetin e komunës së Tetovës si dhe Vendimin për realizimin e këtij buxheti gjatë vitit 2015.
 Raporti financiar i punës së NPK “Tetova” gjatë periudhës 1 Korrik-30 Shtatorë 2014 ishte një pikë tjetër që u miratua me shumicë votash nga këshilltarët komunal.

Në kuadër të mbledhjes së 18-të, këshilltarët me debate të gjalla e të gjithanshme shqyrtuan dhe miratuan Programet e aktiviteteve të komunës në fushën e kulturës, arsimit, sportit, mbrojtjes sociale gjatë vitit 2015.

 Në këtë mbledhje u miratuan edhe vendime mbi përcaktimin e projekteve të planeve të PDU për BU 42 si dhe për disa blloqe të tjera banesore në komunën e Tetovës. Këshilltarët miratuan edhe Vendimin mbi përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të NJTKZ të Tetovës, që do të zbatohen gjatë periudhës së ardhshme. Këshilli miratoi Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare personave që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë elementare.

 Në këtë mbledhje këshilltarët unanimisht e miratuan Programin për pritjen e Vitit të Ri 2015, që do të zbatohet nga komuna e Tetovës e që parasheh një numër të madh aktivitetesh.
.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *