Home / Lajme / Rajon / Serbia kërkon të drejtat e 30 mijë serbëve në Shqipëri?!

Serbia kërkon të drejtat e 30 mijë serbëve në Shqipëri?!

12 dhjetor-Çotriç tha se delegacioni i Parlamentit serb, i përbërë nga anëtarë të diasporës dhe serbë në rajon, vizituan Shqipërinë, e cila nuk ka ligj për minoritetet, ku Serbia e ka të pamundur të nënshkruaj një marrëveshje dypalëshe rreth mbrojtjes së pakicës së saj.

Serbia kërkon të drejtat e minoritetit të tyre në Shqipëri, pasi vlerësojnë se pakica shqiptare në Serbi i gëzon të gjitha të drejtat sipas standardeve evropiane.

Kështu ka deklaruar anëtari i Bordit të Kuvendit serb për diasporë dhe serbët në rajon, Aleksandër Çotriq.

“Serbia kërkon të drejta për minoritetin e tyre në Shqipëri, pasi që pakica shqiptare në Serbi, i gëzon të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare”, tha ai.

Çotriç tha se delegacioni i Parlamentit serb, i përbërë nga anëtarë të diasporës dhe serbë në rajon, vizituan Shqipërinë, e cila nuk ka ligj për minoritetet, ku Serbia e ka të pamundur të nënshkruaj një marrëveshje dypalëshe rreth mbrojtjes së pakicës së saj.

Në programin e mëngjesit të televizionit shtetëror serb, Çotriq, mendon se në Shqipëri jetojnë rreth 30 mijë serbë, sepse të gjithë përfaqësuesit e pakicave bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, i cili, sipas tij, ishte jodemokratik dhe diskriminues. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *