Home / Lajme / Rajon / Shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit, sekuestrohet 900 kg marijuanë

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit, sekuestrohet 900 kg marijuanë

Policia Italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafik lëndësh narkotike e prostitucion dhe ka sekuestruar një sasi të madhe lëndësh narkotike.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, arrestimet janë kryer në Milano nga policia e shtetit, ndërsa në pranga kanë rënë 12 persona, të gjithë me kombësi shqiptare.

Mësohet se hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur që në muajin prill, duke çuar edhe në sekuestrimin e 900 kg marijuanë.

Policia nuk i ka zbuluar ende emrat e personave të arrestuar, por vetëm ka theksuar se aktiviteti kriminal i këtij grupi ishte shumë i gjerë në veri të Italisë.

Pritet që në orët në vazhdim, policia të publikojë një raport me të dhëna shtesë rreth grupit të shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *