Home / Sport / Shkëndija ndan pako për fëmijët me nevoja të posaçme

Shkëndija ndan pako për fëmijët me nevoja të posaçme

26 dhjetor-Shkëndija ka treguar edhe anën e saj humane, duke dhuruar pako për fëmijët me nevoja të posaçme në paralelet tek Qendra Ditore në Tetovë dhe tjetra në kuadër të shkollës fillore Liria.

KF Shkëndija nuk nënkupton vetëm një skuadër futbolli. Ekipi që është nën sponsorizim të kompanisë ‘Ecolog’ pretendon të rritet në suaza ndërkombëtare në të gjitha drejtimet. Dhe deri sa rritja e vazhdueshme përmirësohet nga dita në ditë, së fundmi Shkëndija ka treguar edhe anën e saj humane, duke dhuruar pako për fëmijët me nevoja të posaçme në paralelet tek Qendra Ditore në Tetovë dhe tjetra në kuadër të shkollës fillore Liria. Drejtori Sportiv, Nebi Mustafi, zëvendës kapiteni Muhamed Useini, futbollistët Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati, si dhe anëtarë tjerë të skuadrës vizituan fëmijët me nevoja të posaçme, duke u ndarë pako për Vitin e Ri dhe duke u mundësuar përmes shoqërimit të ndjehen të integruar në familjen e madhe ‘kuqezi’.
“Është një vepër mjaft humane. Është një vepër me një vlerë shumë të madhe, pasi edhe këta fëmijë sot e kanë ndjerë veten se janë pjesë e shoqërisë. Në këtë mënyrë nuk duhet lënë anësh asnjëherë këta fëmijë, sidomos pasi ata janë me nevoja të kufizuara dhe gjithmonë kanë nevojë për një përkujdesje më të madhe. Edhe pse ne gjithmonë mundohemi në çdo mënyrë që t’ju ndihmojmë, por Klubi i Futbollit Shkëndija që ishte sot prezent e ka bërë edhe më madhështore këtë festë të Vitit të Ri“, deklaroi drejtoresha e Sh.F. Liria, Shpresa Iseni.
Të kënaqur me vizitin dhe dhuratat që bëri KF Shkëndija u shpehën edhe nga Qendra Ditore, ndërsa përgjegjësi i kësaj paraleleje Bexhet Kamberi falemenderoi prezencën e klubit dhe me këtë rast dhuroi mirënjohje dhe një dhuratë modeste në emër të të gjithë fëmijëve.

“Ne si klub futbollistik normal se në njëfarë mënyre kemi gjithmonë mbështjetje edhe në aspektin social të shoqërisë. Erdhëm sot këtu në këtë Qendrën Ditore për të treguar mbështetje edhe për këta fëmijë këtu, pasi që ne i konsiderojmë ata si pjesë e shoqërisë sonë dhe është mirë të shohim se dikush kujdeset për ta. Normal se çdo herë do të jemi në gjendje që në një farë mënyre të paktën të tregojmë një humanitet ndaj tyre dhe gjithmonë do t’i mbështesim në një farë mënyrë, sado pak e vogël të jetë ajo. Normal se për të treguar një gjest të tillë duhet të ketë edhe plane paraprake dhe ne gjithmonë do të jemi këtu për t’i mbështetur”, u shpreh Drejtori Sportiv i KF Shkëndija.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *