Home / Sport / Shorti i LK: Barca përballë Cityt, PSG përballë Chelseat

Shorti i LK: Barca përballë Cityt, PSG përballë Chelseat

15 dhjetor – Barcelona do të ketë një sfidë të vështirë në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve, ndryshe nga rivalë tjerë spanjollë, Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Barcelona do të ketë përballë Manchester Cityn, që do të jetë kryendeshja e fazës së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Anglisë vazhdojnë të ketë një rrugë të vështirë në garat evropiane, pasi sërish janë caktuar të përballen me njërin prej gjigantëve evropianë, pas dështimeve në sezonet e kaluara.

Ndryshe nga Barcelona, kampioni aktual i Evropës, Real Madridi, do të ketë një përballje të lehtë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi është caktuar të përballet me Schalke.

Një përballje të lehtë do të ketë edhe kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, që gjithashtu është caktuar të udhëtojë në Gjermani, ku do të përballet me Bayer Leverkusen.

Nga skuadrat angleze, sfidë të vështirë do të ketë edhe Chelsea, që do të përballet me kampionin e Francës, Paris Saint Germain, për një vend në tetëshen e fundit.

Arsenali, në anën tjetër, do të ketë një punë të lehtë, pasi ka përballë një skuadër tjetër franceze, Monaco.

Nga skuadrat gjermane, ish-kampioni i Evropës dhe kampioni aktual i Bundesligës, Bayern Munich, po ashtu pritet të ketë një punë të lehtë ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk.

Borussia Dortmund duket se nuk e ka as fatin në anën e vet këtë sezon. Skuadra e Jurgen Klopp do të duhet të eliminojë Juventusin e paepur për sukses evropian, për të siguruar një vend në tetëshen e fundit.

Shqiptarët e Championsit, Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Arlind e Albian Ajeti, mund të shpresojnë për një vend në çerekfinale të garës, pasi skuadra e tyre, Basel, do të ketë përballë një rival mesatar – portugezët e Portos.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *