Home / Lajme / Botë / Shpërthim në stacionin bërthamorë në Ukrainë

Shpërthim në stacionin bërthamorë në Ukrainë

3 dhjetor-Kryeministri ukrainas ka urdhëruar menjëherë ministrin e energjisë që të thërras një konferencë për shtyp. Ndërkohë që detaje të tjera priten në vazhdim. Nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar.

Në Juglindje të Ukrainës para disa çastesh ka ndodhur një shpërthim bërthamorë. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Kryeministri ukrainas ka urdhëruar menjëherë ministrin e energjisë që të thërras një konferencë për shtyp. Ndërkohë që detaje të tjera priten në vazhdim. Nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, ku është stacioni më i madh bërthamor i energjisë në Evropë.
Ndërkohë sipas Reuters, ky është një central bërthamor në qytetin e madh Zaporizhia, aty ku ka afro 800. 000 njerëz. Stacioni është e vendosur në lumin Dnieper, dhe është më i madhi bërthamor në Evropë dhe i pestë në botë. Ai prodhon rreth një të pestën e totalit të kërkesës ukrainase të energjisë elektrike.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur një aksident në centralin bërthamor Zaporozhye,” tha Yatsenyuk.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *